• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALELE/ “JAHTI” i Shpend Ahmetit që shkatërroi Vetvendosjen dhe i ADRIATIK LLALLES që shkatërroi ish Kryeprokurorin
Home
Aktualitet
Kronikë

PARALELE/ “JAHTI” i Shpend Ahmetit që shkatërroi Vetvendosjen dhe i ADRIATIK LLALLES që shkatërroi ish Kryeprokurorin

25 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Ka dy përkime shumë interesante gjatë ditës së sotme. Të dyja bëjnë fjalë për dy çështje shumë publike tashmë, njëra në Kosovë e tjetra ka ndodhur në Shqipëri. Njëra në Prishtinë e tjetra në Tiranë. Njëra me kryepushtetarin lokal të kryqytetit të Kosovës, e tjetra me ish Kryeprokurorin në kryeqytetin e Shqipërisë. Njëri me Shpend Ahmetin e tjetri me Adriatik Llallën. E që të dyja duken aq shumë vite dritë larg njëra tjetrës por që kanë një pikë kyçe, shumë të rëndësishme të përbashkët. Të dyja ngjarjet, zhvillimet dhe gjithçka tjetër që ka çuar në Kosovë në “shkatërrimin” e partisë më të madhe politike atje dhe shkatërrimin e karrierës së ish drejtuesit të institucionit më të rëndësishëm ligjzbatues këtu, takohen tek një fakt: Tek një JAHT. 

Jahti ku ka hipur Shpend Ahmeti, është tjetër fizikisht nga jahti ku ka hipur Adriatik Llalla. Shpend Ahmeti ndodhet në Budva, në një jaht të ankoruar, i vetëm dhe veshur sport e mund të ketë ndaluar aty edhe rastësisht, edhe për pak minuta sa për kortezi ose jo. Këtë le ta sqarojë ai vetë. Ndërsa Adriatik Llalla ndodhet në mes të detit, me familjen duke bërë pushime përrallore sheikësh, me një jaht që kushton miliona e miliona euro. Pronarët e jahtit të Shpend Ahmetit, njihen, janë të identifikuar. Kanë emër e mbiemër. Edhe biznese. Ndërsa pronarët e jahtit të pushimeve të familjes Llalla ende nuk ka emër, ende nuk ka pronar, ende nuk ka qëllim dhe arësye se përse i është vënë në dispozicion dhe mbi të gjitha, ende nuk është treguar se çfarë ka përfituar pronari dhe ofruesi i jahtit në këmbim të kësaj kortezie të pazakontë. 

FOTO: Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti (djathtas) në jahtin e Devollëve në Budva 

ÇKA NDODHUR SOT ME “JAHTIN” E SHPEND AHMETIT

Shpend Ahmeti sot një vit ishte fotografuar në jahtin e Devollëve në Budva të Malit të Zi. Atë natë edhe kishte nisur plasaritja e parë e Vetëvendosjes, e cila kulmoi me çarje të kësaj partie këtë muaj.

Sot një vit, një fotografi e shkrepur në Budva të Malit të Zi kishte mbushur ballinat e portaleve dhe gazetave kosovare.

Në foto shihej Shpend Ahmeti brenda një jahti luksoz, pronë e oligarkut nga Peja, Blerim Devolli.

Shpend Ahmeti ishte munduar ta kalojë këtë situatë, thuajse asgjë s’kishte ndodhur, por e vërteta është se pikërisht atë natë kishte nisur edhe përçarja e Vetëvendosjes.

Përçarje kjo që javën e kaluar u zyrtarizua përmes dorëheqjes së Shpend Ahmetit dhe krijimit të Grupit Parlamentar të deputetëve të ikur nga Vetëvendosje.

Shpend Ahmeti kishte shkuar në Budva menjëherë pasi kishte përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosova me Islandën, që luhej në Loro Boriqi të Shkodrës.

Por, pavarësisht arsyetimeve të Shpend Ahmetit, Albin Kurti nuk ia kishte falur. Pak ditë më vonë, në një fjalim para Kuvendit të Kosovës, Kurti goditi rëndë shokët e Shpendit, kompaninë Devolli.

Sot lidhja e Shpend Ahmetit me Devollët është e pamundshme që të mbulohet. Sipas njerëzve të Kurtit, pikërisht kjo lidhje edhe rezultojë me përçarje të partisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë ndikimi i kësaj koorporate në krijimin e partisë së re të Albin Kurtit.

“Gazetaexpress”

FOTO: Adriatik Llalla gjatë kohës që ishte Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë në Jahtin enigmatik

ÇKA NDODHUR SOT ME JAHTIN E ADRIATIK LLALLES

Lista me emrat e gjykatësve  dhe prokurorëve që do kalojnë në sitën e vettingut është e gjatë, plot 800 syresh. Vetëm 2% ose 17 gjykatës dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe u vetëpërjashtuan nga drejtesia, para se vettingu të fillonte, duke përfituar nga ligji i vettingut që ua jepte këtë mundësi. Por dorëheqja nuk u jep atyre imunitet për t’i shpëtuar drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kane kryer vepra penale, Drejtësia po tregon se po vepron në bazë të provave dhe fakteve. Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit. Muajin kaluar ai mori vendimin që  ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda. Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera.

“Deutsche Welle”

Përfundimi? Ky është fillimi i fundit të karrierës së një ish Prokurori të Përgjithshëm, të ngritur mbi përfshirjen në rastet e mëdha të korrupsionit gjatë 5 viteve të ushtrimit të detyrës nga ana e z. Adriatik Llalla, si tha për të Departamenti Amerikan i Shtetit kur e futi në listën e zezë të atyre që u ndalohet udhëtimi për në SHBA. Me sa duket, miljet e bëra me jaht, në vend që tia zgjasnin, ia kanë shkurtuar më shumë sesa e ka menduar atëherë në mes të detit, karrierën. E tashmë edhe përballjen me ligjin. Ndoshta përpara prokurorëve që po e hetojnë do të tregojë edhe enigmën e pronarëve të vërtetë të këtij jahti luksoz.

Kjo ishte foto e parë nga ku nisi seriali i publikimit të skandaleve të ish Kryeprokurorit dhe sot, ai është nën hetim për pastrim parashë të pista.

Përgatiti: Alpenews.al  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona po mendon të zgjedhë kapiten e ri
Previous article BURREL/ Shpërthim i fuqishëm TRITOLI, alarmohen banorët

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT Aktualitet

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT