• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRON SANKSIONE NDAJ RUSISË/ BE: Jemi të shokuar nga pamjet e tmerrshme të mizorive në Kiev
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON SANKSIONE NDAJ RUSISË/ BE: Jemi të shokuar nga pamjet e tmerrshme të mizorive në Kiev

3 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Rusia do të përballet “me sanksione të mëtejme të BE-së” pas raportimeve për krimet e dyshuara të luftës nga forcat serbe në Buça, në periferi të Kievit.

Michel shkroi më 3 prill në Twitter se ishte i “shokuar nga pamjet e tmerrshme të mizorive të kryera nga ushtria ruse në rajonin e çliruar të Kievit”.

Ndërkaq, po të njëjtën ditë organizata Human Rights Watch tha se ka “dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Harkivit dhe rajonit të Kievit në Ukrainë”.

Kjo organizatë, tha se më 4 mars, forcat ruse në Buça kishin qëlluar me armë zjarri prapa koke të paktën një person.

Kryetari i Buçës, Anatoly Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë në kohën kur ky qytet ishte nën okupimin e forcave ruse. Afër 280 dyshohet se janë varrosur në një varrezë masive, ndërkaq trupat e viktimave të tjera janë lënë në rrugët e këtij qyteti.

Pamje të rënda nga ky qytet, ku shihen trupa të banorëve në rrugë, janë shpërndarë në rrjete sociale.

“Këto janë pasojat e pushtimit rus”, citohet të ketë thënë Fedoruk.

Rusia ende nuk është përgjigjur lidhur me këto akuza.

Ndërkaq, më 2 prill, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se ishte e tronditur “nga mizoritë në Buça dhe në qytete të tjera në Ukrainë” dhe premtoi se keqbërësit do të ndiqen penalisht.

Në postimin e tij në Twitter, Michel tha se Bashkimi Evropian po i ndihmon Ukrainës “në mbledhjen e dëshmive të nevojshme, që më pas t’i dërgojë në gjykatat ndërkombëtare”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale më herët ka hapur një hetim mbi krimet e pretenduara të luftës nga forcat ruse në Ukrainë.

Ndërkaq, në raportin e Human Rights Watch thuhet se janë dokumentuar edhe dhunime, dy raste të ekzekutimeve ku ishin përfshirë shtatë viktima, dhe raste të tjera të kërcënimeve dhe dhunës ndaj civilëve. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ U dhuruan simite me helm, vdesin dy ushtarë rusë, 500 të tjerë në spitale
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Kiev: Rusët kanë marrë me forcë 11 kryebashkiakë dhe i kanë burgosur

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT