• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës

3 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit që vijnë nga Rusia dhe Kina, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte.

“Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.
“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në dritë të këtyre kërcënimeve përmes një sërë masash, përfshirë ndarjen më të madhe të inteligjencës dhe mbrojtjes më të mirë të infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel këtë javë dhe pritet të dalin me një strategji të re për t’u përballur me kërcënimet hibride – term që përfshin propagandën, ndërhyrjen politike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe taktika të tjera që shkojnë përtej domenit konvencional ushtarak.
Zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se zjarret në depo të kompanive të transportit në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik ishin pjesë e një komploti rus për të shkaktuar shpërthime në transportin ajror të mallrave për në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet evropiane, ndërkaq, po vazhdojnë të hetojnë nëse këputja e dy kabllove optike të telekomunikimit në Detin Baltik në nëntor ishte akt i sabotimit. Një nga kabllot lidh Finlandën me Gjermaninë, ndërkaq tjetra Suedinë me Lituaninë.

Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se përfshihet në akte hibride. Kina po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas një sulmi kibernetik nga një agjencie qeveritare gjermane më 2021. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se NATO-ja përballet me sfidë se si t’i përgjigjet sulmeve të dyshuara, pasi disa anëtarë të aleancës kanë frikë se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË KRIZËS POLITIKE/ Macron përjashton mundësinë për të dhënë dorëheqjen si President i Francës
Previous article KUVEND/ Gjylameti ironizon opozitën për amendamentet: Si Liza në botën e çudirave

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT