• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON Biden: Nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën për Kievin, pasoja të rënda për Ukrainën
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON Biden: Nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën për Kievin, pasoja të rënda për Ukrainën

28 February, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë dollarë, i miratuar nga Senati këtë muaj, mbetet i bllokuar nga shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, duke rrezikuar ndihmën prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Udhëheqësit e Kongresit amerikan u takuan me Presidentin Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar ngërçin mbi ndihmën për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon luftën kundër agresionit rus.

Ndërsa ukrainasit varrosin viktimat dhe shënojnë përvjetorin e dytë të fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë, Presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim për ligjvënësit amerikanë.

“Pasojat e mosveprimit janë të rënda për Ukrainën”, tha ai.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson thotë se nuk do ta hedhë për votim projektligjin mbi ndihmat e huaja prej 95 miliardë dollarësh, i cili përfshinë 14 miliardë dollarë për Izraelin, 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 4.8 miliardë për partnerët në rajonin e Indo-Paqësorit, përfshirë Tajvanin, për të luftuar agresionin kinez, para se të merren masa për përmirësimin e situatës në kufirin SHBA-Meksikë.

“Përparësia e parë e vendit është sigurimi i kufijve tanë. Besoj se Presidenti mund ta ndryshojë këtë menjëherë përmes urdhrave ekzekutivë”, tha ai.

Një marrëveshje dypartiake për ndryshimin e ligjeve amerikane të imigracionit në këmbim të miratimit të ndihmës për Ukrainën dështoi pas negociatave disa mujore për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënësit republikanë. Kryetari i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se ai i ka bërë thirrje Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson që të marrë një vendim të drejtë për këtë çështje.

“Pavarësisht pasojave të tanishme politike, do të pendoheni nëse nuk merrni një vendim të drejtë për këtë”, tha ai.

Por shumë ligjvënës republikanë nuk mendojnë se një raund i ri ndihmash për Ukrainën do të ketë një ndikim të madh në luftën e saj me Rusinë.

“Realiteti me të cilin po përballemi është se Vladimir Putini nuk ka për ta humbur luftën”, tha senatori republikan Ron Johnson.

Demokratët kanë opsionin e përdorimit të një manovre procedurale për të anashkaluar republikanët, për ta hedhur në votë projektligjin për ndihmat e huaja. Ligjvënësi demokrat Jamie Raskin tha për Zërin e Amerikës se ka mbështetje të mjaftueshme për këtë manovër procedurale.

“Një peticion për të hedhur në votim projektligjin për ndihmat e huaja do të merrte firmat e shumicës së anëtarëve të Kongresit. Peticioni do të kërkonte që projektligji të dilte nga komisionet dhe të hidhej për votim nga ligjvënësit”, tha ai.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkuren kthehen nga pushimi, por ata duhet menjëherë të përqendrohen në përpjekjet për miratimin e buxhetit të qeverisë amerikane para afateve të 1 dhe 8 marsit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN SKANDALET NË "TIKTOK"/ Tre persona nën hetim në Shkodër, shantazhonin 34-vjeçaren me llogari false
Previous article FOTOLAJM/ Durrsakët nisin plazhin, shkurti mbyllet me banjo dielli

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT