• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËROJNË AUTORITETET NORVEGJEZE/ Facebook dhe Instagram gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh
Home
Teknologji

PARALAJMËROJNË AUTORITETET NORVEGJEZE/ Facebook dhe Instagram gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh

18 July, 2023 s.autor Teknologji

Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave tha të hënën se do të ndalojë kompaninë Meta, e cila ka në pronësi platformat Facebook dhe Instagram, të përdorë informacionin personal të përdoruesve për reklama të posaçme, duke kërcënuar me gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh ditore nëse kompania vazhdon këtë praktikë.

Praktikat e biznesit të firmave të mëdha të teknologjisë amerikane janë nën vëzhgim të fortë në të gjithë Evropën për shqetësimet në lidhje me privatësinë, duke rezultuar në gjoba të mëdha në vitet e fundit.

Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave, Datatilsynet, tha se Meta përdor informacione si vendndodhjen e përdoruesve, përmbajtjen që u pëlqen dhe postimet e tyre për qëllime reklamash.

“Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave i konsideron të paligjshme praktikat e kompanisë Meta dhe për këtë arsye po vendos një ndalim të përkohshëm të reklamave të saj në Facebook dhe Instagram”, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 4 gusht dhe do të zgjasë tre muaj për t’i dhënë kohë kompanisë Metës të marrë masa korrigjuese. Kompania do të gjobitet me 100 mijë dollarë në ditë nëse nuk e respekton vendimin.

“Ne do ta analizojmë vendimin, por nuk ka asnjë efekt të menjëhershëm për shërbimet tona”, tha kompania Meta në një deklaratë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Agjencia norvegjeze shtoi se vendimi i saj nuk ishte as një ndalim I platformave Facebook dhe Instagram që operojnë në vend dhe as një ndalim i plotë i reklamave të tyre.

Organizata austriake e mbrojtjes së privatësisë dixhitale, Noyb, e cila ka paraqitur një sërë ankesash kundër aktiviteteve të kompanisë Meta, tha se “e mirëpret këtë vendim si një hap të parë të rëndësishëm” dhe shpreson që agjencitë e mbrotjes së të dhënave në vendet e tjera do të ndjekin shembullin.

Meta mori një goditje të madhe në fillim të këtij viti kur agjencitë evropiane të mbrojtjes së të dhënave hodhën poshtë bazën ligjore që Meta kishte përdorur për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve për përdorim në reklamat e posaçme.

Meta pësoi një tjetër goditje të madhe në fillim të këtij muaji kur Gjykata Evropiane e Drejtësisë hodhi poshtë zgjidhjet e saj të ndryshme dhe fuqizoi agjencitë e mbrojtjes së të dhënave me kompetenca që marrin parasysh çështjet e privatësisë së të dhënave gjatë kryerjes së hetimeve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO FIRMOS DISA URDHËR KONTROLLE/ BKH ‘zbarkon’ në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt
Previous article NGA DHUNA NË GJYQ/ Vazhdon “telenovela” Arbenita-Fero, çfarë paralajmëron modelja

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT