• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËROI SE DO “SHKRINTE” SPAK-UN/ Berisha: Është jetike një reformë e dytë në drejtësi
Home
Politikë

PARALAJMËROI SE DO “SHKRINTE” SPAK-UN/ Berisha: Është jetike një reformë e dytë në drejtësi

22 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, qeverisja e ardhshme, nëse PD do të fitojë zgjedhjet, do të përgatisë një draft për heqjen e një kompetence, sipas tij, antikushtetuese që SPAK e ka aktualisht.

Berisha tha se përgjimi i gjykatësve përbën cenim të ligjit themeltar të shtetit.

Gjithashtu, Berisha prezantoi edhe 2 ndërhyrje të tjera në kompetencat e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se do të largohen prokurorët që flenë mbi dosjet e krimit si dhe shtoi se nuk do të ketë ndjekje politike nga ana e SPAK.

Sali Berisha: Një kompetencë e SPAK është antikushtetuese, është ajo e përgjimit të gjykatësve me të cilën kjo prokuroi çon dosje. Kjo është një gjë e tmerrshme, është një diktaturë policeske dhe asgjësim i sistemit.

E dyta, asnjë ngushtim përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por pastrim i plotë i atyre që flenë mbi dosjet e krimit.

E treta, asnjë proces politik nuk do të ketë gjatë qeverisjes së PD. Këto reforma do të bëhen me ndihmën e Komisionit të Venecias. Është jetike një reformë e dytë në drejtësi me Komisionin e Venecias. Qytetarët presin deri në 15 vite për drejtësi. Ju e patë dialogun Bushka-Llagani, “duhet t’i kemi në dorë ata”, thoshte. E kuptoni çfarë pazaresh kafeje me puro bënin zonjat.

Pyetje: Pas arrestimit të Veliajt u duk si nga ju, po ashtu edhe nga kryeministri, pati një ndryshim të qasjes ndaj SPAK. A patët një zbutje ndaj qëndrimit për SPAK? Dhe si i patë deklaratat që shfaqesh kontradiktore të Edi Ramës ndaj SPAK?
Sali Berisha: Ua them me bindjen më të thellë se prokurorët që flenë mbi krime janë kriminelë dhe ata që bëjnë ndjekje politike janë kriminelë politikë, këtë nuk mund ta ndryshoj, unë jam ky që jam.

Pyetje: Po SPAK-un mund ta ndryshoni pa i thënë SKAP?
Sali Berisha: Kur ta meritojë menjëherë. Kur të mos flenë mbi dosjet e krimit për shkak të Taulant Ballës. Kam dhënë evidenca se si Taulant Balla kontrollon bandën, policinë, SPAK-un, heq dosjen nga SPAK dhe i çon në polici për t’i mbyllur. Se si ky njeri premton arrestimin e një anëtari bande për llogari të një bande tjetër për të marrë vota. Çfarë provash kërkon SPAK? Kur SKAP-i të heqë dorë nga ndjekja politike, absolutisht do të meritojë respektin më të madh. Edi Rama po e lavdëron sepse mqs është vetë i inkriminuar, mjafton të mos më prekë mua kjo drejtësi, thotë, por nami të bëhet. I dridhet zëri kur e kupton se po kërcënohet dhe trimërohet kur merr garanci se nuk kanë gjë me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 1 MUAJI/ Papa Françesku pritet të dalë nga spitali! Përmirësohet gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë
Previous article "U LUT NË KISHË PËR TRUMP KUR U QËLLUA GJATË FUSHATËS"/ I dërguari i SHBA hedh dritë mbi takimin e tij me Putin

s.autor

Postime të ngjashme

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT