• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËROI DORËHEQJEN/ Alqi Bllako ende s’ka dorëzuar zyrtarisht mandatin! Çfarë do ndodhë sot me mbledhjen e Këshillit të Mandatave
Home
Politikë

PARALAJMËROI DORËHEQJEN/ Alqi Bllako ende s’ka dorëzuar zyrtarisht mandatin! Çfarë do ndodhë sot me mbledhjen e Këshillit të Mandatave

30 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ditën e djeshme SPAK kërkoi nga Kuvendi të lejojë arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre me inceneratorin e Fierit, ku përfitoi mbi 14 milionë lekë. Kësaj kërkese Kuvendi iu përgjigj me mbledhjen e Këshillit të Mandateve sot në orën 18.00. Pak orë më vonë pas kërkesës që SPAK i dorëzoi Kuvendit, Alqi Bllako përmes një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do të dorëzojë mandatin e deputetit për të qenë i hapur për hetimet e drejtësisë. Nga dita e djeshme dhe deri më sot në Kuvend ende nuk është paraqitur asnjë kërkesë e Bllakos për lënie të mandatit.

Burime nga Kuvendi thonë për Report Tv se do të pritet deri në orën 16.00, që është dhe orari zyrtar i administratës, për marrjen e kërkesës nga Bllako për lënie të mandatit. Report Tv është përpjekur të kontaktojë deputetin Alqi Bllako, por numri i tij i telefonit rezulton i fikur

Në pikëpyetje mbetet mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pas statusit të vetë Bllakos për të dhënë dorëheqjen. Vetë Bllako nuk ka asnjë detyrim të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ndërsa mbetet e paqartë nëse Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 18.00 siç ishte parashikuar. Megjithatë burime bëjnë me dije se deputetët e PD kërkojnë që të zhvillohet mbledhja edhe nëse Bllako e dorëzon mandatin për t’u njohur me përbërjen e dosjes e për rrjedhojë të kërkojnë që të vendosen para drejtësisë edhe zyrtarë të tjerë për çështjen e inceneratorëve.

Nga ana tjetër Report Tv është interesuar edhe në SPAK, të cilët kanë informuar se nuk kanë asnjë ndryshim axhende dhe do të jenë në kryesinë e Kuvendit në orën 18.00 për zhvillimin e mbledhjes.

“Do jemi në Kuvend në orën 18.00 për ne nuk ka dorëheqje në rrjetet sociale, por të njoftohemi zyrtarisht nga parlamenti”, thotë SPAK.

Heqja e mandatit të deputetit socialist do i hapë rrugë drejtësisë për vënien e tij në pranga. Nuk dihet nëse lënia e mandatit të deputetit përmes rrjeteve sociale është taktikë që Alqi Bllako të shmangë llogaridhënien para deputetëve në Këshillin e Mandateve dhe prokurorëve të SPAK, edhe pse ai nuk e ka detyrim të jetë prezent në mbledhje.

Bllako akuzohet nga SPAK të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ku dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme duke përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar 111 564 m2 , për inceneratorin e Fierit, duke paraqitur si “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”. Gjithashtu Bllako akuzohet se ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të shumës prej rreth 15 milionë lekësh të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INTERVISTA HAJVANËSH"/ Nga deklarata e fortë te pjesëmarrja në “Grande Fratello VIP” dhe dhuna verbale, flet Ilir Shaqiri
Previous article ATENTATI NË ELBASAN/ Del FOTO nga momenti i arrestimit në Fier të Nuredin Dumanit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT