Banorët e Sidnejit shumë shpejt do të përballen me një cunami që është përshkruar si “ekstremisht” i rrezikshëm.
Paralajmërimi ka ardhur nga vet ekspertët, të cilët thonë se ekziston mundësia që ky cunam shkatërrues të kërcënojë jetën e 1.5 milionë njerëzve dhe të ndikojë në të gjithë bregun e Uellsit të Ri Jugor.
“Është diçka që mund të ndodhë këtu dhe mund të jetë shkatërruese. Ne nuk duam që njerëzit të shqetësohen, por të informohen për këtë kërcënim të natyrës sepse mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm”, njoftoi një prej ekspertëve.
“Raportet Shkencore të Natyrës” kanë treguar se kjo valë mund të shkaktohet nga një tërmet në Zelandën e Re.
Cunami mund të përmbysë plazhet e veriut por do të ndikojë edhe Parramatta, kryesisht në perëndim të qytetit.


