• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRIMI PËR TRAZIRA NË PROTESTË/ Prokuroria dhe policia në gatishmëri
Home
Sociale

PARALAJMËRIMI PËR TRAZIRA NË PROTESTË/ Prokuroria dhe policia në gatishmëri

16 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Prokuroria dhe policia do të jenë në gatishmëri të plotë sot kur dhe do të zhvillohet protesta e opozitës. Në një shkresë të posaçme, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj ka angazhuar një pjesë të prokurorëve për protestën prej orës 09:00. Nga ana tjetër policia e shtetit thekson se nuk është pranuar zhvillimi i tubimit në rrugën “Ismail Qemali” me argumentin se janë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e jetës publike në kryeqytet si dhe për veprimtarinë e pacënuar të disa misioneve të huaja diplomatike.

“Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”. Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive”, sqaron më tej policia.

Madje edhe njëherë policia shton se në protestë mund të ketë dhunë. “Përveç deklaratave dhe retorikës së ndezur politike dhe thirrjeve për dhunë, të artikuluara nga disa përfaqësues të politikës dhe medias, Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike”, sqaron policia në njoftim.

Ndaj deklaratave të policisë reagoi Gazmend Bardhi sipas të cilit i vetmi person i dhunshëm është Edi Rama. Gazmend Bardhi: Thirrjet e policisë që ne të distancohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale. Në deklaratën për mediat, Gazmend Bardhi u shpreh se asnjë nga rrugët në Tiranë nuk është më e rëndësishme se hapja e rrugës për të ardhmen.

Madje ai thekson se protesta nuk mund të bllokohet, aq më pak siç u shpreh Bardhi, nga një polici e keqpërdorur nga një Kryeministër frikacak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA E TROPOJËS/ Vetëm 12 zyrtarë të Bashkisë në protestë kundër Edi Ramës!
Previous article NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Fansat zbulojnë gjininë e bebes së Elitës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave Aktualitet

MOTI I KEQ/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS NË GREQI/ Arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike Aktualitet

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS NË GREQI/ Arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT