Pandemia Covid-19 “do të vazhdojë edhe përgjatë një viti” sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.
Dr Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH, u shpreh se kjo do të thoshte që kriza e Covid “mund të zgjasë edhe gjatë vitit 2022”.
Ndërkohë më pak se 5% e popullsisë afrikane është e vaksinuar , krahasuar me shumicën e vendeve të tjera ku janë vaksinuar rreth 40% e qytetarëve, shkruajnë BBC.
Dr. Aylward gjithashtu u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.
“Unë mund të them se ende nuk jemi në rrugën e duhur. Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë”, ka thënë më tej ai.


