• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRIMI/ Masa mjaft të fuqishme ajrore ciklonike pritet të depërtojnë në Mesdhe! Ja çfarë e pret Shqipërinë
Home
Sociale

PARALAJMËRIMI/ Masa mjaft të fuqishme ajrore ciklonike pritet të depërtojnë në Mesdhe! Ja çfarë e pret Shqipërinë

3 November, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Masa mjaft të fuqishme ajrore ciklonike pritet të depërtojnë në Mesdhe gjatë këtyre ditëve, por lagështia e këtyre masave ajrore nuk pritet të prekë shumë territoret tona.Sot një ciklon i fuqishëm nga territori i Francës po depërton drejt Italisë veriore, por shumë shpejt pritet të tërhiqet në drejtim të Evropës qendrore dhe pikërisht për këtë arsye trajektorja e tij pritet të jetë larg territoreve tona. Në anën tjetër në Mesdheun perëndimore pritet krijimi i një tjetër cikloni të fuqishëm por edhe ai pritet të jetë pak larg territoreve tona.Pra, rajoni ynë gjatë kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave ciklonike dhe perfiresë së masave të fuqishme anticiklonike me origjinë kontinentale.

Edhe pse reshjet intensive mbesin larg territoreve tona kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu herë pas here që depërton nga malet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.Siç shihet nga harta kjo gjendje sinoptike favorizon reshje të fuqishme në Ballkan, por jo tek ne. Reshjet më të fuqishme priten në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Reshje të fuqishme priten edhe në Dalmaci dhe lokalisht edhe vise tjera të Kroacisë, pastaj në Slloveni dhe pjesët qendrore dhe veriore të Serbisë.Reshje priten edhe në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë nganjëherë, por krahasuar me sasinë e madhe të reshjeve që priten në Mal të Zi dhe Hercegovinë kjo sasi mbetet jo shumë e madhe.

Sidoqoftë këto masa të fuqishme ciklonike që gjenden shumë afër territoreve tona mund të na sjellin ndonjë “befasi” ditëve të ardhshme edhe pse modelet nuk japin reshje në territoret tona, por çdo ndryshim në lëvizjet e masave ciklonike mund të sjellë ndonjë reshje ose rrebesh të paparashikueshëm.

Në aspektin termik këto ditë pritet të jetë ngrohtë në territoret tona për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu të cilat rrymime i favorizon pikërisht kjo gjendje sinoptike që e përshkruam më lartë.Pra, edhe një herë: ditëve të ardhshme na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta. Riga lokale ose rrebeshe priten në veri të Shqipërisë, lokalisht edhe në qendër të vendit dhe disa vise në Kosovë. Reshje shumë të fuqishme priten që nga Mali i Zi e tutje drejt veriut të rajonin. Reshjet më të mëdha priten në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci ku lokalisht pritet të ketë vërshime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEIPZIG-PSG/ Paralajmërimi i Wijnaldum: E kemi parë sa e vështirë është, do të duhet të luftojmë
Previous article DINAMO-TIRANA/ Pritet një sfidë e "luftuar" nga të dyja skaudrat në "Air Albania" (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT