• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i SHBA: Luftimi i inflacionit mund të sjellë dhimbje dhe humbje të vendeve të punës
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI i SHBA: Luftimi i inflacionit mund të sjellë dhimbje dhe humbje të vendeve të punës

27 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

JACKSON HOLE, Uajomi – Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, bëri një paralajmërim të fortë të premten për vendosmërinë e Bankës Qendrore për të luftuar inflacionin me rritje më të mëdha të interesit. Ai tha se mund të shkaktojë dhimbje për amerikanët në formën e një ekonomie më të dobët dhe humbjen e vendeve të punës.

Mesazhi pati ndikim të madh në bursën Wall Street, duke e ulur me mbi 1 mijë pikë Mesataren Industriale në Dow Jones.

“Këto janë fatkeqësisht kostot e uljes së inflacionit”, tha zoti Powell në një fjalim të rëndësishëm në simpoziumin vjetor ekonomik të Rezervës Federale, në Jackson Hole. “Por, nëse nuk arrijmë të rikthejmë qëndrueshmërinë e çmimeve, kjo do të thotë dhimbje shumë më të madhe”.

Investitorët patën shpresuar se zoti Powell do të sinjalizonte se Rezerva Federale mund t’i zbuste rritjet e interesit në vazhdim të këtij viti, nëse inflacioni do të vazhdonte të jepte shenja zbutjeje të mëtejshme. Por, kreu i Rezervës Federale dha mesazhin se koha ndoshta nuk është aq e afërt dhe aksionet reaguan duke rënë.

Rritjet e shpejta të çmimeve kanë shkaktuar pesimizëm tek shumica e amerikanëve për ekonominë, megjithëse niveli i papunësisë ka rënë në 3.5%, niveli më i ulët ky në gjysmë shekulli. Rritja e çmimeve ka krijuar gjithashtu rreziqe politike në zgjedhjet e këtij nëntori për Presidentin Joe Biden dhe ligjvënësit demokratë, ndërkohë që republikanët fajësojnë paketën financiare të shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të Presidentit Biden të miratuar vitin e kaluar, si shkaktare të inflacionit./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE! Këto tre pjesë të trupit duhet t’i lani patjetër me sapun çdo ditë
Previous article PUBLIKON FOTON E ËMBËL/ Ilda Bejleri pozon për herë të parë me të bijën

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT