• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM i ish-komandantit të NATO-s: Fundi i aleancës është afër
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM i ish-komandantit të NATO-s: Fundi i aleancës është afër

6 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-komandanti i NATO-s, admiral James Stavridis, shkruan në një opinion në “Bloomberg” se tashmë fundi i Aleancës transatlantike është çështje kohe.

Ky është një shënim që nuk e kam ëndërruar kurrë se do ta shkruaja si ish-komandant suprem i NATO-s.

Por e them me trishtim, nisur nga retorika skeptike dhe përçarëse rreth Aleancës që vjen nga SHBA dhe Europa në ditët e para të mandatit të dytë të Donald Trump, është koha të mendohet sesi do të duket bota gjeopolitikisht nëse SHBA tërhiqet”, shkruan Stavridis.

Duke vlerësuar se tërheqja e SHBA nga NATO do të ishte një gabim i përmasave epike, Stavridis liston nga ana tjetër një seri njerëzish me ndikim që po e mbrojnë idenë e largimit të SHBA, çka e bën opsionin në fjalë një mundësi reale dhe objektive.

Edhe pse me shifrat konkrete Europa mbetet entiteti me shpenzimin e dytë në botë për mbrojtjen pas SHBA si bllok. Por kriza është aktuale dhe kërkon përgjigje.

“Çfarë ndodh nëse NATO shpërbëhet, apo nëse mbijeton pa SHBA?

Me mundësi do të kemi një Organizatë të Traktatit Europian që bazohet mbi NATO-n por lë jashtë SHBA. Kanadaja mund të zgjedhë të qëndrojë…

Në alternativë mund të krijohet një rregullim sigurie nën BE-në përfshirë Britaninë e Madhe. BE-ja ka aktualisht struktura të mirëzhvilluara komandimi, një komandant suprem që quhet kryetar i Komitetit Ushtarak të BE-së…

Por ky megjithatë do të ishte terren i pashkelur më parë. Asnjë shtet nuk është tërhequr plotësisht nga NATO më parë. Por nëse SHBA vendos të tërhiqet unë parashkoj se europianët do bëjnë tri gjëra:

Së pari, do të vazhdojnë të shtojnë shpenzimet e mbrojtjes sidomos në kapacitetet bërthamore…Ata mund të konsiderojnë edhe mobilizim të gjerë…

Së dyti, politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Europës do të ndahet shpejt nga SHBA. Në vend se të konfrontojnë Kinën në krah të SHBA, ata mund të kërkojnë një bashkëpunim më të madh ekonomik e ndoshta edhe ushtarak me Pekinin, si linjëzim përkundër rreshtimit përherë e më të madh të SHBA me Putinin. Europa mund të jetë shumë më pak e prirur të bashkohet me SHBA në presion ndaj programit bërthamor Iranian.

Së fundmi, Europa do të mbështesë fuqimisht Ukrainë , duket kuptuar se do të ishte një fatkeqësi të kapitullosh para kërkesave të Putin…Europa që shtrihet nga Mesdheu në Britani thjesht nuk mund t’i nënshtrohet Rusisë agresive”, shkruan Stavridis.

Skenarët janë në zhvillim e sipër, por tanimë nuk ka mbetur asnjë naiv pa kuptuar se administrata Trump e quan të huaj nocionin Perëndimor dhe demokraci. Stavridis e mbyll shënimin me faktin se balanca e fuqive do ta detyrojë Europën të bashkohet, por fundi i NATO-s, nuk do të jetë gjë e mirë për të dyja anët e Atlantikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI PËR LIQENIN E SHKODRËS/ Bashkëpunim qeveri-bashki dhe polici për kthimin në gjendjen natyrore
Previous article E PAPRITUR/ Egli Tako ndërpret garën, zbulohet arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT