• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI I FORTË I IRANIT: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI I FORTË I IRANIT: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

11 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se ushtria amerikane dhe Izraeli do të jenë “objekte legjitime sulmi”, në rast se Amerika sulmon Republikën Islamike, siç ka kërcënuar presidenti Donald Trump. Deklaratat e Mohammad Bagher Qalibaf janë të parat, që përfshijnë Izraelin në listën e mundshme të objektivave të një sulmi iranian. Qalibaf, mbështetës i linjës së ashpër, bëri kërcënimin ndërsa deputetët brohorisnin në parlament duke thënë «Vdekje Amerikës!».

Izraeli është në gjendje maksimale gatishmërie për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në Iran, sipas Times of Israel dhe Reuters. Për një operacion të tillë të mundshëm amerikan është diskutuar dje në një telefonatë midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Irani i ka fajësuar SHBA-të për protestat që shpërthyen para dy javësh në kryeqytet për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat më pas u përhapën në gjithë vendin, me kërkesa për largimin nga pushteti të autoriteteve fetare.

Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është «gati të ndihmojë» lëvizjen e protestuesve, duke paralajmëruar se Irani është në «probleme të mëdha» për përpjekjet për të shtypur protestat. New York Times raporton se SHBA-të tashmë kanë një plan për Teheranin, të paraqitur nga Pentagoni tek Trump, me një listë të objektivave të mundshme, përfshirë edhe ato jo ushtarake në kryeqytet.

Dilema nuk është më nëse, por se si dhe kur të sulmohet. Në natën e së shtunës, thirrjet antiqeveritare mbushën rrugët e Teheranit, me protestuesit që nxitnin lëvizjen më të madhe kundër republikës islame në tre vitet e fundit, pavarësisht shtypjes së fortë dhe bllokimit të internetit.Grupet për të drejtat e njeriut raportuan dhjetëra viktima dhe shprehën shqetësim për intensifikimin e shtypjes nga autoritetet. Pamje tregojnë grumbuj trupash në spitale dhe morgje të mbingarkuara, ndërsa prokurori i përgjithshëm shpalli dënime me vdekje për protestuesit. Pak informacion ka dalë pas bllokimit të internetit, me monitoruesit e NetBlocks që tregojnë se, për shkak të mungesës së internetit, ka boshllëk informacioni, në lidhje me atë që ndodh në Iran.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ NUK HEQ DORË/ Letër publike drejtuar SPAK-ut, ja çfarë kërkon ish-ministri nga qelia
Previous article I DËNUAR NË ITALI ME BURG/ Arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

s.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT