• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i Dash Shehit për Berishën: Bashën e mund, por Ramën jo
Home
Uncategorized

PARALAJMËRIMI i Dash Shehit për Berishën: Bashën e mund, por Ramën jo

2 November, 2021 Delo.autor Uncategorized

Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar faktin që Sali Berisha ka mbështetje në bazën e PD-së dhe i mbush sallat në takimet e Foltores.

Sipas Shehit, për këtë ka shumë arsye, duke filluar nga fakti që Berisha është karizmatik, shumë demokratë i ka promovuar dhe ndihmuar, por edhe fakti se ata nuk pëlqejnë dhe nuk i besojnë Bashës, që i ka çuar gjithmonë drejt humbjes.

Shehi gjithsesi, ngre pikëpyetje, lidhur me faktin nëse Berisha ka mundësi të dalë jashtë “mëhallës së PD”, për të mundur Edi Ramën.

“Berisha është një njeri që ka karizmën e vet, inspiron njerëz. Në 30 vjet politik dhe 15 vjet pushtet, prodhohen miq, tifozë, interesa, të gjitha.

Përtej karizmës, shumë nga ata njerëz, Berishën e identifikojnë me fitoren. Dy herë që kanë fituar ata, kanë fituar kur ka qenë Berisha kryetar. Dy herë të tjera që ka qenë zoti Basha, nuk kanë fituar.

E dyta, një pjesë e atyre që nuk kanë qenë me Berishën, që nuk e duan Berishën, shohin një personazh, që mund ti bashkojë dhe që i pranon. E ka treguar në 2005, që edhe ata që ishin sharë e pështyrë, u puqën me njëri tjetrin. Një pjesë prej këtyre edhe i meriton Berisha, sepse janë njerëz që i ka respektuar, kanë bërë karrierë aty.

Janë pastaj edhe për një motiv tjetër, që nuk i pëlqen Basha.

Gjykoj që kaq janë goxha arsye, që të mbushen sallat.

Puna është kjo, që ne nuk i fitojmë zgjedhjet duke mbushur një sallë, apo me më të fortin në mëhallën tonë, por duke mundur mëhallën tjetër, që është PS.

Unë them që ajo është shenjë entuziasmi, për një grup në PD, gjë e mirë se po flitet, por a është e mjaftueshme për të mundur zotin Rama? Për këtë unë kam dyshimet e mia.

Unë po them, me gjithë këtë lloj entuziasmi, nuk mjafton për të mundur palën tjetër, por mund vetëm Bashën.

Kjo PD, që mori 35% herën e fundit, mbasi të mbarojë këtë betejën e brendshme, nuk i merr më”, tha ndër të tjera Shehi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DËSHMIA/ 27-vjeçari mohon abuzimin seksual të së bijës: E kam rrahur me thupër sepse merrte....
Previous article S’KA PAQE NË AFGANISTAN/ Dy shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh pranë një spitali (VIDEO)

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT