• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI/ Gjenerali amerikan: Afganistani ka gjasa të përfshihet nga lufta civile, grupet terroriste mund të…
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI/ Gjenerali amerikan: Afganistani ka gjasa të përfshihet nga lufta civile, grupet terroriste mund të…

5 September, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Afganistani “ka të ngjarë” të përfshihet nga lufta civile tha të shtunën një gjeneral i lartë amerikan, duke paralajmëruar se kushtet në të cilat ndodhet vendi mund të diktojnë një ringjallje të grupeve terroriste.

Talebanët pushtuan Afganistanin falë një fushate rrufe, ndërsa forcat amerikane po tërhiqeshin nga vendi. Grupi i islamistëve të vijës së ashpër është kundërshtuar vetëm nga provinca veriore Panjshir.

“Sipas vlerësimit tim, ka të ngjarë të krijohen kushtet e një lufte civile”, tha për rrjetin televiziv “Fox New” Gjenerali Mark Milley, Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Ai ngriti pikëpyetje nëse talebanët, të cilët nuk kanë shpallur ende qeverinë, do të jenë në gjendje të konsolidojnë pushtetin dhe të vendosin një qeverisje efektive.

“Mendoj se ekziston të paktën një mundësi e mirë për një luftë më të gjerë civile, që më pas do të çojë në një ringjallje të al-Kaidës apo të ISIS-it e grupeve të tjera”, tha zoti Milley.

Vlerësimi i Gjeneralit Milly ishte i zymtë, duke theksuar se ai nuk mund të parashikonte se çfarë do të ndodhte më pas në Afganistan.
“Kushtet janë shumë të mundshme që mund të shohim një ringjallje të terrorizmit në atë rajon brenda 12, 24 apo 36 muajsh”, tha zoti Milley për Fox News.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e parë talebanë në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, që strehohej në atë vend.

Qeveritë perëndimore druhen se Afganistani mund të bëhet përsëri një strehë për ekstremistët. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ruajnë disa kapacitete “të pranishme në rajon” për të goditur çdo kërcënim ndaj sigurisë që vjen nga Afganistani. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Holandë dhe rimerr kryesimin e Botërorit
Previous article NDRYSHIME TË MËDHA NË KLUB/ Ja tre lojtarët që do të largohen të parët nga Real Madrid vitin e ardhshëm...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT