• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI/ Erdogan: Nëse SHBA vendos sanksione, do ishte mosrespektim ndaj një partneri në NATO
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI/ Erdogan: Nëse SHBA vendos sanksione, do ishte mosrespektim ndaj një partneri në NATO

11 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Sanksionet amerikane për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga Turqia, do të ishin “mosrespekt”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky reagim i Erdoganit vjen pasi mediat amerikane raportuan se shumë shpejt SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve të mbrojtjes nga Rusia.

Rusia vitin e kaluar ka bërë dërgesën në Turqi të sistemit të mbrojtjes raketore, pavarësisht se një lëvizje e tillë ishte kundërshtuar nga Uashingtoni zyrtar, i cili kishte paralajmëruar Ankaranë se do të ndërmarrë masa.

Sipas ligjeve në fuqi në SHBA, Uashingtoni sanksionon shtetet që blejnë sasi të konsiderueshme të armëve nga armiqtë e SHBA-së, përfshirë këtu edhe nga Rusia. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, që e kishte quajtur Erdoganin “mik të mirë”, kishte shmangur sanksionet ndaj Turqisë.

 

 

Megjithatë, teksa Trump është në javët e fundit të mandatit të tij presidencial, Washington Post raporti se ai planifikon që të vendosë sanksione ndaj Ankarasë “në ditët e ardhme për blerjen dhe testimin” e sistemit rus, S-400.

“Derisa ata (administratat amerikane) thonë me krenari se ‘ne kemi në NATO një shtet si Turqia’ dhe tani e ballafaqojnë Turqinë me sanksione, më shumë është mosrespekt ndaj një partneri të rëndësishëm të NATO-s”, tha Erdogan.

“Nuk e di se çfarë do të shkaktojë kjo (vendosja e sanksioneve) para se Trump të largohet nga presidenca, por gjatë katër vjetëve të Trumpit në pushtet, unë nuk kam pasur asnjë problem në komunikimin tim me Amerikën”, tha Erdogan për gazetarët.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë edhe mbështetjen që Uashingtoni ka dhënë për milicinë kurde në Siri, që Ankaraja i konsideron terrorist, por edhe për shkak të blerjes së sistemit S-400.

Por, Erdogan ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet mund të përmirësohen nën administratën e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, i cili ka shërbyer si nënpresident i Barack Obamës.

“Ai është një person që më njeh shumë mirë dhe unë e njoh atë shumë mirë”, tha Erdogan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANA SQARON FOTON ME ARJONIN NË SHTRAT/ Reagon Fatjoni dhe habit me deklaratën: Nëse nuk vjen në emision, nuk rri...
Previous article RRITEN SËRISH SHIFRAT E COVID-19/ 802 raste të reja dhe 527 të shëruar. Ja sa persona HUMBËN jetën

F.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT