Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të premte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.
I pyetur nga Çani nëse protesta e së shtunës mund të krijojë kushtet për një marrëveshje tjetër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, Sali Berisha u përgjigj në anglisht.
“Lesson leared”, u shpreh ai, ndërsa më pas në shqip sqaroi se nuk mund të ndodhë një marrëveshje tjetër mes të dyve pasi, ajo që ndodhi më 18 maj, ishte një mësim për të gjithë.
Sali Berisha përjashtoi edhe skenarin se protesta mund të shërbejë për një pakt Rama-Basha për të eliminuar LSI-në nga skena politike.
Parlajmërimi për Bashën është i qartë!


