• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJAMËRON SALIANJIN DHE ALIMEHMETIN/ Berisha: Jepeni mendimin, por brenda forumeve! Nuk mundesh kurrë…
Home
Politikë

PARALAJAMËRON SALIANJIN DHE ALIMEHMETIN/ Berisha: Jepeni mendimin, por brenda forumeve! Nuk mundesh kurrë…

4 December, 2025 s.autor Politikë

Sali Berisha, foli nga Mirdita për një proces ripërtëritjeje të forcës politike që ai drejton, ndërsa pati edhe një mesazh për ish-deputetin Ervin Salianji, që së bashku me Ilir Alimehmetin kanë nisur një tur paralel takimesh me bazën.

Berisha tha se çdokush në parti është i lirë të shprehë mendimet e tij lirshëm, por duhet ta bëjë këtë brenda forumeve.

“PD mund ta forcojmë, mund ta ripërtërijmë, mund ta konsolidojmë, vetëm kur çdonjëri ta ketë çështje këtë problem. Janë propozimet tuaja, kritikat tuaja, sugjerimet tuaja, tërheqja e vlerave nga secili prej jush këtë parti, ato që do e ngrenë këtë në lartësinë e përmbushjes së një misioni historik, e vetmja forcë politike në Europë që përmbysi dy diktatura, dhe kjo do jetë PD. Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Në këtë parti, çdokush do të ketë të drejtë të votojë kundër.

Por, si çdo parti tjetër, është një parti me rregulla që vendosen bashkarisht dhe nuk mundesh kurrë të imponohesh në atë mënyrë. E kam fjalën këtu: secili nga demokratët, çfarëdo lloj gjëje që duhet të ketë, duhet ta thotë pa asnjë ndrojtje, por brenda forumeve. Secili demokrat do të ketë të drejtë të votojë këdo, i lirë, por secili demokrat e ka detyrim që tani të mendojë se atë proces që zbatuam së bashku ta përsosim, si t’i bëjmë ato lista. Listat janë tuajat, nuk janë të Tiranës.

Nuk mund të bëjë Tirana lista. Si t’i bëjmë këto lista më të besueshme ndaj secilit prej nesh? Si të afrojmë ne, çdonjëri prej nesh, një vajzë, një djalë, një burrë, një grua me vlera, që e njeh, e të thotë: ‘Hajde’. Ne po shkojmë drejt shuarjes si komb, po nuk morëm masa urgjente”, tha Berisha.

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, dhe disa nga demokratët më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, janë bashkuar duke nisur një tur takimesh me bazën nëpër qytete, ku bëjnë thirrje për një hapje dhe ripërtëritje të Partisë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ U godit me thikë nga bashkëmoshatari, humb jetën 15 vjeçari. Sherri mes adoleshentëve për një koment në rrjetet sociale
Previous article "S'MUND TË FITOHET..."/ Fatmir Mediu kërkon ndryshimin e reformës në drejtësi

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT