Zimbabve voton sot në zgjedhjet e para që kur lideri autoritar Robert Mugabe u rrëzua nga pozita vitin e kaluar, me gjasat të një rezultati të diskutueshëm që po turbullojnë ditën e votimit.
Presidenti Emmerson Mnangagwa, ish-aleat i Mugabe në partinë qeverisëse ZANU-PF, përballet me kreun e opozitës Nelson Chamisa të MDC (Lëvizja për Ndryshim Demokratik) në një votim historik për kombin afrikano-jugor.
Mugabe, 94 vjeç, i cili u rrëzua nga ushtria në nëntor, bëri një ndërhyrje të papritur në prag të zgjedhjeve, duke bërë thirrje që votuesit të mos mbështesnin pasuesin e tij në partinë Zanu-PF.
“Nuk mund të votoj për ata që më torturuan, unë do të bëj zgjedhjen time mes 22 kandidatëve të tjerë.”- deklaroi ai në një njoftim zyrtar


