Shërbimi i rojës kufitare të Ukrainës, DPSU, ka publikuar fotografi të asaj që thotë se është një autokolonë ushtarake ruse që kalon në Ukrainën jugore nga gadishulli i Krimesë, i cili u aneksua nga Moska në 2014.
DPSU thotë se trupat ruse qëlluan me predha artilerie përpara se të fusnin automjetet e tyre ushtarake.
Po ashtu nga ana e Ukrainës bëhet me dije se kolonat ushtarake ruse kanë kaluar gjithashtu në veri nga Bjellorusia dhe nga Rusia në lindje.


