• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA KONGRESIT/ Blinken zbulon arsyet e tërheqjes së SHBA nga Afganistani: Parandalimi i pushtimin taleban do…
Home
Nderkombetare

PARA KONGRESIT/ Blinken zbulon arsyet e tërheqjes së SHBA nga Afganistani: Parandalimi i pushtimin taleban do…

13 September, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore në Kongres të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbrojti me vendosmëri tërheqjen ushtarake amerikane muajin e kaluar nga Afganistani që përfundoi një luftë 20 vjeçare, më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Nëse Presidenti amerikan, Joe Biden, do të kishte vendosur të mbante forca të armatosura në Afganistan, kjo “do të kërkonte dërgimin e më shumë trupave amerikane në Afganistan për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar një pushtim të talebanëve, duke pësuar viktima – dhe në rastin më të mirë rivendosjen e një ngërçi dhe ngecjen pafundësisht në Afganistan, nën kërcënimin e sulmeve”. tha sekretari Blinken përpara Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Nuk ka tregues se qëndrimi më i gjatë do t’i kishte bërë që forcat afgane të sigurisë ose qeveria afgane të ishin më elastike apo të qëndrueshme,” tha ai. “Nëse 20 vjet dhe qindra miliarda dollarë në mbështetje, pajisje dhe trajnime nuk do të mjaftonin, përse një vit tjetër, pesë apo 10, do të ishin ndryshe?”

Kryengritësit talebanë pushtuan vendin në mes të gushtit, ndërsa Presidenti afgan Ashraf Ghani iku në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetet e Bashkuara evakuuan 124,000 njerëz, shumica afganë, së bashku me rreth 5,500 amerikanë, nga aeroporti i Kabulit në ditët e fundit të gushtit, duke lënë pas rreth 100 amerikanë.

Disa amerikanë kanë qenë në gjendje më pas të largohen nga vendi, përmes daljeve tokësore ose në pak fluturime ajrore të lejuara nga talebanët.

Sekretari Blinken tha se zyrtarët amerikanë nuk e kishin parashikuar rënien e qeverisë afgane aq shpejt, edhe ndërsa talebanët përparuan në të gjithë vendin.

“Edhe vlerësimet më pesimiste nuk parashikuan që forcat qeveritare në Kabul do të rrëzoheshin ndërsa forcat amerikane të ishin ende në vend”, tha ai.

Edhe pse evakuimi kryesor ka përfunduar, diplomati amerikan tha: “Ne po vazhdojmë përpjekjet tona të paepura për të ndihmuar amerikanët e mbetur, si dhe afganët dhe qytetarët e vendeve aleate dhe partnere, të largohen nga Afganistani nëse ata zgjedhin të bëjnë një gjë të tillë”.

“Ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë, amerikanët tani po mirëpresin familjet nga Afganistani në komunitetet e tyre dhe po i ndihmojnë ata të zhvendosen ndërsa fillojnë jetën e tyre të re”, tha sekretari Blinken. “Kjo është gjithashtu diçka për të qenë krenarë”.

Sekretari Blinken ka të ngjarë të përballet me pyetje të vështira para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe përsëri të martën kur të dalë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ligjvënësit republikanë të opozitës dhe disa kolegë demokratë kanë kritikuar trajtimin e presidentit Biden për tërheqjen e trupave, qytetarëve amerikanë dhe mijëra afganë që punuan për forcat amerikane si përkthyes dhe këshilltarë gjatë luftës.

Kritikat u shtuan veçanërisht pasi 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan gjetën vdekjen në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit në ditët e fundit të tërheqjes. Shteti Islamik-Khorasan, një degë afgane e grupit terrorist që vepron në Lindjen e Mesme, mori përgjegjësinë për sulmin.

Sondazhet kombëtare të votuesve amerikanë tregojnë mbështetje të gjerë për vendimin e Presidentit Biden për t’i dhënë fund asaj që ai e ka quajtur një “luftë të përhershme” në Afganistan, por jo mënyrën se si u bë tërheqja./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KE DETYRË TJETËR..."/ Situata në PD, Berisha: Ata që dyshojnë të ndjekin lëvizjen time
Previous article PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Gjekmarkaj: SHBA dha ultimatum, PD rrezikonte të kthehej në një organizatë

F.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT