• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARA, BIÇIKLETA E VEGLA PUNE/ Kapet në flagrancë “skifteri” në Durrës, autor i 13 vjedhjeve
Home
Aktualitet
Kronikë

PARA, BIÇIKLETA E VEGLA PUNE/ Kapet në flagrancë “skifteri” në Durrës, autor i 13 vjedhjeve

31 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, teksa i atribuon 13 vjedhje në 2 muaj në këtë qytet. E fundit, duket se e ka çuar në pranga në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive penale, arrestuan shtetasin O. H., banues në lagjen Nr.12, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor dhe i 13 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve shtator, tetor 2021, konkretisht:

Më datë 01.09.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur 2 pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. A.;

Më datë 04.09.2021, në banesën e dëmtuar nga tërmeti, të shtetasit A. Xh., në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur istalimet e banesës;

Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasit I. S., banues në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash;

Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasi F. M., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur televizorin dhe disa bizhuteri;

Më datë 11.09.2021, në banesën e shtetasit H. Ll., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

Më datë 17.09.2021, në banesën e shtetasit A. F., banues lagja Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale;

Më datë 25.09.2021, shtetasit Q. K., banues në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur materiale ndërtimi në banesën e dëmtuar nga tërmeti;

Më datë 05.10.2021, në banesën e shtetasit R. M., banues në lagjen Nr. 17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash;

Më datë 07.10.2021, në banesën e shtetasit Z. H., banues në lagjen Nr.16/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende shtëpiake;

Më datë 07.10.2021, në banesën e shtetasit S. T., banues në lagjen Nr.11, Durrës, dyshohet se ka i vjedhur biçikletën;

Më datë 09.10.2021, në banesën e shtetasit Th. D., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën dhe vegla të ndryshme pune;

Më datë 18.10.2021, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur materiale dhe vegla ndërtimi në një pallat që po rindërtohet;

Më datë 25.10.2021, në lagjen Nr.12, Durrës, te markata dyshohet se i ka vjedhur vegla të ndryshme pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI KËMBËSORIN NË DURRËS/ Arrestohet shoferi i dehur
Previous article NDODH EDHE KJO/ Hutoi gardianët dhe i hodhi një litar, modelja 21 vjeçare ndihmon nënën të arratiset nga burgu

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT