• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAPA KUNDËR PËRDORIMIT TË FESË PËR TË JUSTIFIKUAR LUFTËS/ Mesazhi që jep për Kishën Ortodokse Ruse
Home
Nderkombetare

PAPA KUNDËR PËRDORIMIT TË FESË PËR TË JUSTIFIKUAR LUFTËS/ Mesazhi që jep për Kishën Ortodokse Ruse

14 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku ka paralajmëruar liderët fetarë nga shumë besime se feja nuk mund të përdoret për të justifikuar “ligësinë” e luftës.

Kjo deklaratë duket se është kritikë ndaj Kishës Ortodokse Ruse e cila ka mbështetur presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë pushtimit të tij të paprovokuar të Ukrainës.

Duke folur në Kongresin e shtatë të Liderëve të Botës dhe Feve Tradicionale, që u mbajt në Kazakistan, Françesku ftoi të pranishmit që të bashkohen në dënimin e luftës dhe të mospërdorimit të fesë si justifikim për të.

“Zoti është paqe. Ai na udhëheq gjithmonë në rrugën e paqes, asnjëherë në atë të luftës”, tha Papa Françesku pa përmendur në mënyrë specifike Rusinë apo Ukrainën.

Patriarku Kirill, i cili ka mbështetur Putinin dhe pushtimin e tij, ishte paraparë të merrte pjesë në konferencë, por ai anuloi pjesëmarrjen në momentet e fundit. Megjithatë, një delegacion i Kishës Ortodokse Rusie ka marrë pjesë në ngjarje.

“Nëse krijuesi, të cilit ne ia dedikojmë jetën, është autor i jetës njerëzore, si mund ne që e quajmë veten besimtar, të pranojmë shkatërrimin e asaj jete?”, tha Papa.

“Do Zoti që ne kurrë të mos e justifikojmë dhunën”, shtoi Papa i Shenjtë.

Patriarku rus Kirill ka dërguar një mesazh për Kongresin, që u lexua gjatë mbledhjes. Ai paralajmëroi për problemet që po shkaktohen “nga përpjekjet për të ndërtuar një botë pa u mbështetur në vlera morale”.

Patriarku rus kritikoi mentalitetin sekular të Perëndimit dhe tha se konflikti në Ukrainë është mbjell nga kërcënimet e jashtme ndaj Rusisë.

Kongresi në Nur-Sultan të Kazakistanit mbledh rreth vetes delegacione të besimeve të ndryshme për të diskutuar për rolin e fesë në zhvillimin e njerëzimit në botën moderne./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGETI ME NAFTË KONTRABANDË/ Policia bllokon karburantin në shtëpi pronarit në Tiranë
Previous article A DO SHKRIHEN BORDET? Ministrja e Financave: E kanë bërë punën e tyre, do i mbajmë që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT