Vizita e Papa Françeskut në Kili është shoqëruar me dy të papritura që kanë bërë bujë në mediat botërore.
Teksa lëvizte me automjetin papal, përpara qytetarëve një oficer ra nga kali. Ati i Shenjtë bëri një gjest të rrallë dhe është vlerësuar për këtë gjë mjaft të veçantë të tijën.
Menjëherë Papa këkoi që automjeti ku po ecte të ndalej dhe shkoi drejt oficerit për ta ndihmuar. Kur ambulanca erdhi për të marrë të plagosurin vetëm atëherë Papa rifilloi rrugëtimin e tij. Oficeri pësoi lëndime në trup dhe u shoqërua më pas me ambulancë drejt spitalit.
/tema


