• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Panucci publikon listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoren ndaj Turqisë
Home
Sport

Panucci publikon listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoren ndaj Turqisë

3 November, 2017 irahetemaj Sport

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, e ka publikuar listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjen miqësore kundër Turqisë.

Astrit Ajdareviç, Ylber Ramadani dhe Sabien Lilaj janë tre emrat e rinj të afruar në Kombëtare nga trajneri Christian Panuçi. Risitë afrohen në repartin e mesfushës, me lojtarët që do të vendosen në dispozicion të trajnerit për miqësoren e 13 Nëntorit me Turqinë.

Në Kombëtare, trajneri Panuçi ka rikthyer edhe Naser Alijin. Mbrojtësi është ende pa skuadër dhe vazhdon të stërvitet te Baseli, ndërsa në merkaton e Janarit shpresohet që të nisë një aventurë të re, për t’u konfirmuar si një alternativë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në këtë pozicion, kapiteni Ansi Agolli është lënë pushim prej angazhimeve të shumta, duke përfshirë edhe aktivizimin në Champions. Në krahasim nga grumbullimi i fundit, jashtë skuadrës kanë mbetur Hysen Memolla në mbrojtje dhe Emanuele Ndoj në mesfushë.

Në sulm mungojnë Bekim Balaj, që sapo është rikuperuar nga lëndimi dhe ende nuk është në formë optimale, por edhe Sokol Cikalleshi, që vijon të jetë i dëmtuar.

Për miqësoren e 13 Nëntorit me Turqinë nuk ka ftesa për Keidi Baren e Atletico Madrid dhe Enis Gavazajn të Skënderbeut, edhe pse u mendua që dy mesfushorët mund të kishin një shans për të treguar vlerat e tyre në skuadër.

Shqipëria do të nisë grumbullimin të hënën, më datë 6, me futbollistët që do të paraqiten direkt në Antalia, menjëherë pas angazhimeve me klubet e tyre.

Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Thomas Strakosha (Lazio), Alban Hoxha (Partizani)

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Ivan Balliu (Metz), Arlind Ajeti (Crotone), Mërgim Mavraj (Hamburg), Frederic Veseli (Empoli), Berat Gjimshiti (Benevento), Ermir Lenjani (Sion), Naser Aliji (pa ekip)

Mesfushorë: Migjen Basha (Bari), Amir Abrashi (Freiburg), Ylber Ramadani (Velje), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Taulant Xhaka (Basel), Andi Lila (Pas Janina), Astrit Ajdareviç (AEK Athinë), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Benevento).

Sulmues: Armando Sadiku (Legia Warsaw), Eros Grezda (Osijek), Valon Ahmedi (Maribor), Liridon Latifi (Puskás Akadémia), Azdren Llullaku (Tobol)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Volvo V70 e konvertuar në tanke, del në shitje në eBay
Previous article Basha merr garanci nga Italia: Do vijoi lufta kundër krimit të organizuar

irahetemaj

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT