Një grup tifozësh të Tiranës në stadiumin “Selman Strëmasi”, teksa kishin shkuar për të ndjekur ndeshjen mes Tiranës dhe Kamzës diten e shtune, kanë nxjerre edhe një pankartë me mbishkrimin: “Mbro Teatrin”, por stjuardët ua kanë hequr.
Kete veprim, ish kryeministri Sali Berisha e ka komentuar si nisjen e “tmerrit te vjeshtes se fundit te piktorit deshtak!”.
Ja cfare shkruan Berisha ne nje postim ne FB:
Te dashur miq, dje ne stadiumin e Tiranes mijera tifoze te ekipit te kryeqytetit inauguruan fillimin e vjeshtes se tmerrsheme dhe te fundit te Edi Rames. Ata, ne nje akt proteste dhe revolte shpalosen nje banderol gjigande, ne te cilen shkruhej me germa te medha: “Te mbrojme Teatrin”, trashegimine kulturore, qe me historikun, arkitekturen e tij ben krenar çdo shqiptar, ben krenar çdo qytetar.
Nderim te madh tifozave te Tirones, qe nisen te paret revolten qe do realizoje fundin e tmerrshem apo vjeshten e fundit te Norieges ne Shqiperi! sb



