• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANIK NË TREGJET GLOBALE/ Lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë
Home
Nderkombetare

PANIK NË TREGJET GLOBALE/ Lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

23 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Tregjet financiare botërore janë përfshirë nga një valë e fuqishme pasigurie këtë fillim jave. Eskalimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimet e SHBA-së për goditje mbi infrastrukturën energjetike të Iranit kanë shkaktuar rënie të forta të indekseve në Azi dhe rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës dhe gazit.

Gazi dhe nafta në rritje galopante

Kërcënimi për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit ka alarmuar tregjet evropiane. Në bursën e Amsterdamit, kontratat e gazit TTF shënuan një rritje prej 2.1%, duke kaluar pragun e 60.5 eurove për megavat orë.

Ndërkohë, ari i zi vazhdon të qëndrojë në nivele kritike. Nafta ka shkuar mbi 100 dollarë për fuçi.

Pritet rritje e çmimit të benzinës që në ditët e para të javës.

Azi, bursat në “territor të kuq”

Tregjet aziatike kanë reaguar me rënie drastike, të udhëhequra nga frika e zgjerimit të konfliktit. Në Seul (Koreja e Jugut), indeksi Kospi ra me mbi 4%, ndërsa monedha kombëtare (Woni) preku nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit, duke u këmbyer me 1,510 kundrejt dollarit.

Në Tokio (Japoni) indeksi Nikkei u hap me një humbje prej 1.67% (rreth 893 pikë), i ndikuar edhe nga performanca negative e Wall Street.

Në Hong Kong dhe Kinë indeksi Hang Seng pësoi rënie me 2.41%, ndërsa bursat e Shangait dhe Shenzhenit humbën respektivisht 1.59% dhe 1.17%.

Analistët paralajmërojnë se nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet për tranzit, goditja mbi ekonominë globale mund të jetë edhe më e rëndë. Deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për mundësinë e bombardimit të infrastrukturës energjetike të Iranit, kanë rritur frikën për një krizë të re furnizimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kryengritje paqësore” mes molotovëve
Previous article DETAJET/ Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT