Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës, pranë zonës së njohur si “Ura Dervishbeg”.
Në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë banor në shtëpi. Në pallat kanë mbetur të bllokuar komshinjtë për shkak të tymit që ka përfshirë të gjithë korridorin.
Zjarrfikëset ndërkohë janë duke luftuar me flakët e zjarrit për ta neutralizuar atë, por është disi e vështirë, pasi apartamenti ndodhet në katin e pestë.


