Një armë zjarri tip ka kallashnikov është gjetur mbrëmjen e sotme në një kosh mbeturinash në Elbasan.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se arma dyshohet të jetë hedhur në orët e mbrëmjes së sotme nga persona ende të paidentifikuar.
Policia është njoftuar nga qytetarët për armën e zjarrit, por ende nuk ka dhënë detaje për rrethanat në të cilat arma e zjarrit tip kallashnikov ka përfunduar pranë një koshi mbeturinash.
Paraprakisht thuhet se arma është gjetur në një nga rrugët kryesore pranë njërës prej shkollave të lagjes “11-Nëntori”.