Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e të dielës një banesë në Durrës. Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në katin e nëntë të një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Ndërkohë mësohet se dy të asfiksuarit e parë, një fëmijë dhe një 30 vjeçar janë dërguar në spitalin e Durrësit.
Burime bëjnë me dije se katër autoambulanca dhe dy mjete te repartit zjarrfikës ndodhen në vendit te ngjarjes. Momentalisht nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz.


