Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam pasi një person goditi me thikë dy të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor të Amsterdamit, por agresori u qëllua menjëherë nga policia. Ende nuk dihet nëse incidenti lidhet me terrorizmin.
Udhëtarëve iu është këshilluar që të shmangin zonën dhe stacioni hekurudhor është pjesërisht i mbyllur. Më vonë policia raportoi se incidenti ndodhi pas një debati që degjeneroi në sulm me thikë.
Fillimisht u mbyll i gjithë stacioni hekurudhor, por disa shërbime rinisën.


