Orët e fundit kanë qënë të qeta në Francë sa i përket viktimave të shkaktuar nga Covid-19.
Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit humbën jetën 141 persona, shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, ku vdiqën 193 persona. Që nga fillimi i pandemisë në Francë kanë humbur jetën 70 mijë e 283 persona.
Rënie shënoi edhe sa u përket rasteve të reja me COVID-19. Derisa brenda 24 orëve të fundit u shënuan 16 mijë e 642 raste të reja pozitive me këtë virus, në dy ditët e fundit u regjistruan më shumë se 21 mijë raste.
Ndërkaq, në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit u shënuan 671 viktima.