• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Shefi i Shtabit të FA raporton në Komisionin e Sigurisë: Një efektiv me shenjat e COVID-19 në Bunavi u vetë- izolua, kemi…
Home
Aktualitet
Kronikë

PANDEMIA/ Shefi i Shtabit të FA raporton në Komisionin e Sigurisë: Një efektiv me shenjat e COVID-19 në Bunavi u vetë- izolua, kemi…

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka raportur sot për pëndeminë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Kollcaku tha se Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet shëndetësore dhe rezervat materiale për pandeminë por edhe pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mund të themi që edhe mbas tërmetit të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet tona. Mund të përforcohen kapacitetet shëndetësore. Apo krijimi i rezervës materiale.

”Që në krye të herës ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë. Task- Forca e Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur bashkëpunim me atë të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Asnjë incident nuk kemi pasur. Kemi bërë një harmonizim të pikave të forta. Ka qenë shumë i mirë. Dua të falënderoj strukturat e Policisë që kanë qenë në kontakt në bashkëpunim .”- tha Kollçaku.

Kollçaku ka thënë se ka pasur një rast me shenja COVID-19 në Bunavi por ai u vetë- izolua, pra u dërgua në banesën e tij teksa të gjithë rekrutëve të ardhur nga jashtë u është bërë tamponi dhe janë kontrolluar si dhe stërviten veçmas.

”Që kur erdhën në Tiranë rekrutët janë kontrolluar, i është marrë tamponi, dhe u çuan në Bunavi i është bërë prap kontroll pasi aty ka personel shëndetësor. Dy muaj ata që vijnë nga jashtë do stërviten vetë si karantinë pra të veçuar në repart. Kemi pasur vetëm një me shenja COVID në Bunavi dhe ai u dërgua në shtëpi për t’u vetëizoluar.

19 personel ushtarak janë izoluar në vendet fqinje ku kanë qenë apo vendet e tjera. Janë mirë. Kur u vendos linja ajrore ata janë në pritje që të vijnë.”- shtoi Shefi i Shtabit.

Shefi i Shtabit të FA bën me dije se strukturat ushtarake janë gati për një valë të dytë COVID-19 teksa efektivët momentalisht i janë kthyer detyrave të përditshme.

”Në planet tona për një valë të dytë COVID-19, do të kemi rezerva të nevojshme për ta përballuar. Një muaj kemi riparë matricën e organizimit vjetor. Kemi filluar stërvitjen, kurset, programet, rekrutimin. Kemi filluar dhe me partnerët marrëveshjet. Me hapjen e kufijve do të rifillojnë edhe aktivitetet duke u riskeduluar. Por FA janë në stërvitje, mision, operacione. Janë në aktivitetet e përditshme.”- konfirmoi Bardhyl Kollçaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTING-U/ Probleme me pasurinë, shkarkohet prokurori Blerim Tominaj
Previous article E EMOCIONUAR DHE ME LOT NË SY/ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin e prindërve dhe të atin (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë Aktualitet

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT