• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Përse u rritën infektimet nga COVID në Shqipëri? Flet mjeku
Home
Breaking News

PANDEMIA/ Përse u rritën infektimet nga COVID në Shqipëri? Flet mjeku

31 January, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve me koronavirusin Covid-19.

Specialistët thonë se kjo rritje e numrit të të infektuarve ishte e pritshme pas festave të fundvitit.

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të Tv Klan të orës 15:30, specialisti i Institutit të Shëndetit Publik Artan Simaku shprehet se situata është nën kontroll.

I pyetur për mutacionin e Covid-19, pra për variantin britanik, Simaku thotë se nuk është identifikuar asnjë rast i tillë në vendin tonë.

Artan Simaku: Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore.

Si janë parashikimet? A pritet që kjo tendencë të vazhdojë edhe përgjatë muajit Shkurt?

Artan Simaku: Numri i rasteve është i lidhur direkt me respektimin e masave nga popullata dhe nga bizneset, dhe nga ndërgjegjësimi i popullatës. Nëse masat respektohen nga shumica e popullatës dhe 95% e popullatës por edhe e bizneseve, atëherë kjo ka ndikim direkt në rënien e numrit të rasteve. Respektimi i masave nga popullata dhe nga bizneset nuk është çështje kontrolli, çështje gjobash, është çështje ndërgjegjësimi e popullatës se do bashkëjetojmë edhe shumë muaj me virusin. Prandaj janë ato 3 masat e thjeshta të cilat thuhen përditë që nga fillimi i muajit Mars dhe tashmë e gjithë popullata e di përmendësh. Vetëm duhet të respektohen.

Kemi raste të identifikuara të mutacionit britanik edhe në vendet fqinje, si Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo në Greqi. Po tek ne a ka pasur raste të dyshuara deri tani të infektimeve me mutacionin britanik.

Artan Simaku: Deri tani nuk ka patur raste të dyshuara në Shqipëri. Situata monitorohet çdo ditë dhe jemi në alert të veçantë në lidhje me këto variante të reja ose mutacione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Suarez realizon një "MAGJI" nga goditja e dënimit ndaj Cadiz (VIDEO)
Previous article "TOUR DE FORCE" NË MUAJIN SHKURT/ Lajm i mirë për Conten, lojtari "Zikaltër" rikthehet të jetë i gatshëm

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit Aktualitet

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit

ESKURSIONI SHKAK XHELOZIE/ Detaje të reja nga vdekja e Xhuana Nikollaj, Eraldo e rrahu... Aktualitet

ESKURSIONI SHKAK XHELOZIE/ Detaje të reja nga vdekja e Xhuana Nikollaj, Eraldo e rrahu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT