• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA/ OBSH: Vaksina antiCOVID-19 një avancim historik
Home
Nderkombetare

PANDEMIA/ OBSH: Vaksina antiCOVID-19 një avancim historik

13 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përshëndeti sot shpejtësinë historike me të cilën po zhvillohet gara për vaksinat kundër koronavirusit, por kërkoi që çdo avancim shkencor të jetë përfitues për të gjitha vendet. “Nuk ka asnjë dyshim se një vaksinë do të jetë një mjet thelbësore për të kontrolluar pandeminë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të provave klinike të publikuara këtë javë nga Pfizer dhe BioNTech”, theksoi Tedros Adhanom Ghebreyesus në mbyllje të asamblesë vjetore të OBSH-së. Më pak se një vit pasi zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit, laboratorët amerikan Pfizer dhe gjerman BioNTech njoftuan për një vaksinë efikase me 90% kundër COVID-19, sipas rezultateve paraprake.

“Kurrë në histori, kërkimi mbi vaksinat nuk ka progresuar kaq shpejt”, nënvizoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. “Ne duhet të tregojmë të njëjtën urgjencë dhe të njëjtën frymë inovacioni për të siguruar që të gjitha vendet të përfitojnë nga ky përparim shkencor”, shtoi ai. Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 1,28 milionë të vd ekur dhe më shumë se 52 milionë raste infektimi të diagnostikuara zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë, prej të cilave të paktën 33,5 milionë konsiderohen sot të shëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GATI SHKËMBIMI I BUJSHËM/ PSG i ofron argjentinasin Inter në këmbim të mesfushorit Eriksen
Previous article "NDESHJET E NATIONS LEAGUE NUK I MARRIM SI MIQËSORE"/ Gjimshiti: Uzuni dhe Balaj po bëjnë mirë, do shënojmë

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT