• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PANDEMIA NXIT PËRDORIMIN E TEKNOLOGJISË/ INSTAT: 12.8% e ndërmarrjeve shitën online në 2020
Home
Ekonomi

PANDEMIA NXIT PËRDORIMIN E TEKNOLOGJISË/ INSTAT: 12.8% e ndërmarrjeve shitën online në 2020

28 February, 2021 F.autor Ekonomi

Pandemia ndihmoi biznesin online të ishte më i pranishme në tregun vendas. Ndërkohë që izolimi mbylli shumicën e aktivitetit ekonomik, bizneset ju drejtuan teknologjisë, për të reklamuar dhe për të shitur produktet e tyre, si një alternative për ti mbijetuar krizës.

INSTAT raporton se në vitin 2020 se 12.8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte dhe shërbime përmes aplikacionit e-commerce apo faqeve të tyre në internet. Ky nivel në vitin 2019 ishte vetëm 5.8%.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit të ushqimit me 38,2 %, pasuar nga informacioni dhe komunikacioni me 30,1 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 21,1 %.

Por ashtu siç po rritet ky sektor, edhe informaliteti në këtë biznes është i lartë për shkak edhe të faqeve të shumta që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, që merren me shitje të produkteve të ndryshme edhe pse nuk janë të regjistruara.

Nga ana tjetër teknologjia është përdorur nga sipërmarrjet edhe për të promovuar imazhin e tyre. Sipas raportit në 89,7 % të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve.

Edhe pse nuk kanë kryer shitje janë mbi 98% e ndërmarrjeve në vend që e kanë përdorur internetin dhe teknologjinë për nevojat e aktivitetit të tyre.

Ndërsa kompjuteri është përdorur në masë nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 75,5 %, aktivitetet e riparimit të kompjuterëve dhe pajisjeve të komunikimit me 73,7 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9 %.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI/ Ermal Meta rikthehet në Sanremo, rrëfim mes muzikës dhe futbollit: S’më kapte kush si mesfushor, jam tifoz i...
Previous article LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Milan. Rezultati 1-2

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT