Data 9 mars shënon në kalrndar një vit të vështirë për të gjithë popullin shqiptar por jo vetëm.
Në vendin tonë kjo datë shënon konfirmimin e dy rasteve të para me COVID-19, ku nga ajo ditë ndryshoi gjithçka ne perditshmerin e çdo shqiptari.
Rasti parë me koronavirus që u shënua në vendin tonë ishte një 28- vjeçar i cili kishte udhëtuar nga Italia drejt Shqipërisë dhe pas kontaktit kishte infektuar dhe të atin e tij.
Pas rasteve të para me COVID-19 vendi ynë por jo vetëm u detyrua të izolohej duke ashpërsuar masat e duke perjetuar per here të parë karantinën.
Gjatë kësaj perudhe karantine situata ishte e menaxhueshme, rastet dhe vdekjet për fat të mirë ishin të pakta.
Gjatë heqjes së karantinës e deri më sot situata u përkeqësua dhe vihet re nje rritje e rasteve dhe numër i lartë viktimash.
Deri më tani në vend kanë humbur jetën 1,956 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 113,580.
Në janar të kitij viti filloi vaksinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë, madje dhe të moshuarit e të “Shtëpisë së të Moshuarve” si dhe të moshuarit +80 në disa qytetë në Shqipër si Tirana, Shkodra, Vlora, Lezha etj.
Një lajm tjetër i mirë për popullsinë shqiptare është nisja e vaksinimit masiv, qe pritet te vijoje ne muajin mars.
Masat kufizuese në vendin tonë qe mbeten ne fuq janë mbajtja e maskave që tashmë është e detyrueshme.
Situata në spitale mbetet e qëndrueshme ku dhe vetë mjekët shprehen se e kanë nën kontroll gjithçka dhe se kapacitetet spitalore nuk janë tejet të mbushura.
AlpeNews.al


