Duke filluar nga sot (1 qershori) masa te reja anti-Covid do të hyjne në fuqi sipas vendimit te Komitetit te Ekspertëve.
Më i prituri nga qytetaret ka qene ai i shtyrjes së ores policore nga 22:00 që ishte, deri në 23:00.
Sa i perket atij më të komentuarit nga qytetaret, bëhet fjale per mosmbajtjen e maskave në ambientet e jashtme. Ky ligj bie nga fuqia që prej dites se sotme.
Sigurisht që per qytetaret eshte një lehtësim, por sikurse sygjeron edhe Komiteti i Eksperteve, në ambiente te mbyllura është e rendesishme të ruhet kujdesi dhe mbajtja e maskave për çdo moshë.
Këto vendime vijne ne një kohë kur rastet e infektimit dhe viktimave janë ne renie të ndjeshme dhe shumica e popullsisë po vijon me ritme te larta vaksinimin, shkruan AlpeNews.al
Nga 1 qershori:
– Ora policore shtyhet me një orë, 23:00 – 06:00.
– Hiqet detyrimi për maska në ambientet e jashtme.
– Maskat mbeten të detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik.
– Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk ka mundësi për distancim social.
– Rekomandohet mbajtja e maskës për ata që nuk kanë bërë ende dy dozat e vaksinës dhe konsiderohen “persona në risk”.
– Klubet e natës, diskot, do të vijojnë të mbyllura.
– Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 qershori:
– Do të lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme deri në 50 persona (shifër që më parë ishte 10), gjithnjë duke respektuar rregullat e distancimit social sipas protokolleve.


