• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Epidemiologu Alimehmeti: Mos u tmerroni nga lajmet e riinfektimit, por…
Home
Breaking News

PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Epidemiologu Alimehmeti: Mos u tmerroni nga lajmet e riinfektimit, por…

3 March, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nuk duhet të tmerroheni nga lajmet për riínfektimin, por të mbroheni që të mos e merrni për herë të dytë. Sipas një studimi të publikuar nga epidemiologu janë të vogla shanset që ta merrni për herë të dytë vírusin. Këto të dhëna thotë Alimehmeti flasin sërish në favor të panevojshmërisë së vaksínimit të personave që e kanë kaluar ínfeksionin në mënyrë natyrore.

“Çka nuk kuptohet, gjithnjë përgojohet.”

Cit.: Nenia Campbell

Mos u panikosni nga lajmet “e bujshme” mbi reinfektimet miqtë e mi! Të dhënat në dispozicion janë të qarta dhe serioze dhe vijnë nga të gjitha zonat e rruzullit tokësor. Në studimin e fundit të publikuar në European Journal of Clinical Investigation, kërkuesit shkencorë të Universitetit të Graz (Austri) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (AGES) dhe Universitetin Stanford (SHBA) studiuan jo më pak se ‼ TË GJITHË POPULLSINË E AUSTRISË. ‼ Të gjithë të infektuarit në periudhën 22 Shkurt – 30 Prill 2020 u identifikuan përmes ID-së së tyre dhe u krahasuan infektimet e tyre në valën e dytë 1 Shtator – 30 Nëntor 2020 me infektimet për herë të parë të pjesës tjetër të popullatës. Në detaj u studiuan: 14.800 persona që e kishin kaluar infeksionin, dhe 8.885.640 persona që nuk ishin infektuar në pranverë. Në valën e dytë të epidemisë (shtator-nëntor 2020) u zbuluan: 40 reinfektime të vetme, dhe 253.581 infektime të reja. Risku absolut: 40 / 14.800 = 0.27% reinfektime. 253.581 / 8.885.640 = 2.85% infektime të reja. Pra, raporti i gjasave të reinfektimit është: OR = (40 / 14.880) / (253.581 / 8.885.640) = 0.09, ose po ta shprehim në përqindje = 9%. Efektiviteti i mbrojtjes nga reinfektimi është: 100% – 9% = 91% Siç e dini, vaksinat e miratuara deri tani kanë efektivitet nga 70% deri në 94.7%.

Autorët dalin në përfundimin e qartë se: Në studimin e TË TËRË POPULLATËS SË AUSTRISË me ndjekje mbi 6 muaj: 91% është reduktimi i gjasave të reinfektimit në krahasim me mundësinë e infektimit të parë. MBROJTJA NGA SARS-COV-2 PAS INFEKTIMIT NATYROR ËSHTË E KRAHASUESHME ME EFIKASITETET MË TË LARTA TË VAKSINAVE. Pra, miqtë e mi: Kush e ka kaluar tashmë infeksionin të mos tmerrohet jashtë mase. Masat mbrojtëse duhet të vazhdojmë t’i ruajmë për siguri, por gjithashtu duhet të ruajmë edhe qetësinë psikologjike dhe shëndetin mendor. Ndërmjet të dhënave shkencore të Austrisë dhe anekdotave të Shqipërisë do të përzgjedh si të besueshme evidencat e Austrisë 100% të herëve. Këto të dhëna flasin sërish në favor të panevojshmërisë së vaksinimit të personave që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore. P.S.: Vini re që nuk përmenden fare antitrupat / analizat serologjike.”,- shkruan Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZOI ME GOLA LEGJENDËN PELE/ Ja cilët lojtarë mund të arrijë "Përbindëshi" Ronaldo me këtë ritëm...
Previous article STATISTIKAT/ "Contizmi" ringjall Inter, "Zikaltërit" në podiumin e Europës

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT