Rama tha se kishte planifikuar të strehonte deri në fund të vitit në banesa individuale 90% të njerëzve, por me pandeminë kjo gjë ndryshoi. Megjithatë ai tha se ka ambicie që të strehohet pjesa më e madhe e tyre.
“Kemi pasur një vonesë, ambicia jonë mbetet që të strehojmë në shtëpi individuale pjesën dërrmuese të njerëzve. U detyruam të shtyjmë garat për shtëpi individuale, janë gara ndërkombëtare për shkak të pandemisë. kam qenë i bindur se do të arrinim mbi 90 %. Se sa do të arrijmë nuk mund ta them dot sot pasi do të shohim vijimësinë e situatës dhe kur nis puna. Por shpresoj që të fusin në shtëpi pjesën dërrmuese të njerëzve”, tha Rama.


