• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PANDEMIA NA MËSOI T’I ZGJIDHIM BASHKË PROBLEMET”/ Papa Françesku mesazh për Vitin e Ri:2021 qoftë vit i solidaritetit vëllazëror
Home
Nderkombetare

“PANDEMIA NA MËSOI T’I ZGJIDHIM BASHKË PROBLEMET”/ Papa Françesku mesazh për Vitin e Ri:2021 qoftë vit i solidaritetit vëllazëror

2 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ashtu si edhe në meshën e Krishtlindjes, mesazhin e Vitit të Ri Papa Françesku e dha në sallën e madhe të bibliotekës së Vatikanit. Ndalimi i grumbullimeve, si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit e la sheshin e Shën Pjetrit të boshatisur dhe të rrethuar me barrierat e vendosura nga policia.

Gjatë fjalës së tij në sallën ku qëndronte vetëm, kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për paqe dhe durim në përballimin e pandemisë. Në vijim Papa kujtoi se sot kremtojmë një ditë jo të zakonshme: Ditën e  parë të vitit, që sivjet i kushtohet kujdesit për të afërmin e për paqen.

“Ngjarjet e dhimbshme  që  jetoi njerëzimi  në vitin e kaluar, posaçërisht pandemia, na mësojnë sa e rëndësishme është të interesohesh për problemet e të tjerëve e të ndash me ta të mira e të vështira. E kjo  është sjellja që i hap rrugën paqes, sepse ndihmon për ndërtimin e një shoqërie  të bazuar mbi  vëllazërimin”, tha Papa.

Papa në lutjen e parë të Engjëllit të Tënzot për Vitin e ri 2021 u drejtoi të gjithë njerëzve vullnetmirë, thirrjen:

“Secili nga ne, burra e gra të kësaj kohe, jemi të thirrur ta realizojmë paqen çdo ditë e në çdo mjedis jete, duke ia shtrirë dorën vëllait që ka nevojë për një fjalë ngushëlluese, për një gjest dhembshurie, për një ndihmë solidare”, u shpreh Papa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHANË FUND MARTESËS SË TYRE/ I hoqi djalit mbiemrin Berisha, Roberti dhe Patrisi i kthehen Tunës
Previous article "DO TË LARGOHEM NGA YOUNG BOYS"/ Sulmuesi Seferi zbulon të ardhmen në video live

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT