Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, arkitekti dhe piktori Maks Velo. Ai ishte e shtruar në QSUT-prej kohësh, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak.
Ndërkohë, burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Bashkia e Tiranës do të organizojë të gjithë ceremoninë e varrimit të artistit të mirënjohur. Kujtojmë që bazuar në një nga masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, në ceremoni mortore nuk lejohet të marrin pjesë më shumë se dy persona.
Ndërkohë për ndarjen nga jeta të artistit Velo, ka reaguar edhe kreu i qeverisë Edi Rama si dhe presidenti i vendit Ilir Meta.