Viti që lam pas ishte një nga periudhat më të vështira që kishim kaluar, për shkak të covid-19, i cili goditi gjithë globin.Ky virus u shfaq tek ne për herë të par në mars 2020. Por shpresa e vetme e shpëtimit nga ky virus ishte vaksinimi.
Gjithçka mbi vaksinimin
Në janar të këtij viti që po lemë pas nisi vaksinimi i parë në Shqipëri. Qendra e parë e vaksinimit anti COVID u hap në Tiranë, në Stadiumin “Air Albania” dhe me pas u hapën në të gjithë vendin, qendrat e vaksinimit të përqëndruar.
Ishin ekipet mjekësore dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë. Në mars u përhap vaksinimi masiv në të gjithë vendin ku u vaksininuan, mësues,artistë, policë të moshuar dhe më pas vaksinimi vijoj tek të rinjtë mbi 18-vjeç.
Në vendin tonë u përdorën dhe vazhdojnë të përdoren të gjitha llojet e vksinave duke filluar nga Pfizzer, AstraZeneca, sinovak, sputnik v. Pas vaksinimit të këtyre grupmoshave vendi ynë pati më shumë shpresë për t’ia rifilluar çdo gjëje si më parë pasi vaksinimi tashmë është përhapur tek të gjitha moshat duke filluar dhe tek fëmijët që janë me probleme shëndetësore.
Që prej fillimit të vaksinimit e deri në vitin e ri që po hyjmë në vendin tonë janë vaksinuar 2 307 227 qytetarë. Përveç dy dozave në vendin tonë ka nisur edhe injektimi i dozës së tretë të vaksinës për moshat e rrezikuara.
Tashmë një tjetër rrezik për vendin tonë është bërë edhe një variant i covid “Omicron”, i cili u shfaq për herë të parë tek ne në dhjetor të vitit që po lemë pas. Thirrjet e shumta qenë përtë rinjtë të cilët janë më të rrezikuar nga ky variant të cilët duhet të vaksinohen, pasi janë rrezik dhe për njerëzit që i rrethojnë.
Alpenews.al ju sjell disa pamje nga fushata e vaksinimit në Shqipëri.















