Ish kryeministri shqiptar i kohes se luftes ne Kosove Pandeli Majko, aktualisht minister per Diasporen ne qeverine “Rama 2” e ka marre serizoisht detyren e tij, teksa ka dhene lajmin e mire se ne diten e pare te vitit te ardhshem kufijte mes Shqiperise dhe Kosoves do te jene te hapur.
Kete lajm te mire Majko e ka shoqeruar dhe me deklarataten se do te firmosen me qeverine kosovare dhe dy marreveshje, ne funksion te diaspores.
Keshtu, në Formumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare të zhvilluar në Kosovë ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se Shqipëria dhe Kosova do të firmosin dy marrëveshje për diasporën në mbledhjen e përbashkët që do të zhvillohet për festat e nëntorit.
Majko tha se në 1 janar 2018, në vitin e Skënderbeut të hapën edhe kufijtë mes dy vendeve.
“Emergjencën e një marrëdhënie të re me diasporën shqiptare, e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale. Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverivë edhe me rastin e ditës së flamurit do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale.
Të dyja shtete po shikojnë mundësinë për ti bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduarish të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midisi Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim.
Kalimi nga modeli i reminitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet ku bashkëatdhetarët jetojnë në një numër më të madh. Drama, darma ishte viza hyrëse. Tragjedia, tragjedia ishte taksa doganore. Ne të krahut tjetër nga Shqipëria po ju presim. Në 1 janar 2018 vitit të Skënderbeut të hapim kufijtë”, tha Majko.(TemA)