• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDAMIA DHE TËRMETI/ Balla në Librazhd: Në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama
Home
Politikë

PANDAMIA DHE TËRMETI/ Balla në Librazhd: Në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama

3 April, 2021 s.autor Politikë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Librazhdit. Në hyrje të fjalës së tij Balla u kërkoi të pranishmëve të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Duke përmendur pandeminë e COVID dhe tërmetin, Balla tha se “në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama”

“Betejat e vitit të shkuar kanë provuar se në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama. Pavarësisht vështirësive që solli pandemia e tërmeti, nuk i ndalëm investimet për Librazhdin. Si një djalë i Librazhdit nuk jam ende i kënaqur me sa kemi arritur dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem për ta transformuar këtë qytet në çdo cep, në çdo lagje e në çdo fshat.

Një thirrje edhe për demokratët: S’keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë për Librazhdin në mandatin e ri”, tha Balla.

Sa i përket investimeve të bëra në Librazhd, Balla tha se Partia Demokratike nuk ka bërë asgjë gjatë 12 viteve kur ka qeverisur zonën, ndërsa shtoi se PS do të vijojë edhe më tej me investimet në zonë, pas atyre tek kanalizimet e ujërave të zeza dhe në rrjetin e ujit të pijshëm.

“Çfarë punësh ka bërë Partia Demokratike në Librazhd? Pa turp ata thonë së Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë punë këtu. Dua t’ju them demokratëve që nuk keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë në mandatin tonë të ri. Vazhdon puna për ta çuar “Lungo Fjumen” deri aty ku kryqëzohet Shkumbini me Rrapunin. Nuk e di çfarë gënjeshtre do thotë PD për këtë, por qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Çerdhe nuk kishim, kopshtet tona ishin o zot na ruaj. Gjithçka. Spitali i Librazhdit e njëjta gjë. Imagjinoni të na kishte gjetur pandemia me ambulancat që kishte lënë Sali Berisha pa goma, apo me ministër shëndetësie që ka propozuar Luli, Nard Ndokën”, tha Balla.

Sipas Ballës, Librazhdi ka detyrën më të rëndësishme, sepse në dy zgjedhjet e fundit kjo bashki ka marrë rezultatin më të mirë dhe është bashkia e dytë pas Vlorës, ku kryeministri Rama ka shkelur më shpesh.

Sa i përket punësimit në Librazhd, duke përmendur vendet e reja të punës të krijuara gjatë qeverisjes së PS, Balla tha se ka ende shumë për t’u bërë.

“Në 2013 nuk kishte asnjë ndërmarrje prodhuese. Tani në fshatin Togëz të Librazhdit ndërmarrja punëson rreth 200 gra dhe 30-40 burra. Ndërmarrja tjetër pranë stacionit të trenit që prodhon pjesë këmbimi për kompaninë si “Mercedes-Benz” apo kompani të tjera gjermane punësojnë më shumë se 100 djem e vajza të Librazhdit”, u shpreh Balla.Rruga Zgosht-Peshkopi, rruga e Polisit, e Babjes dhe e Lunikut janë 4 investime që janë bërë brenda një viti të vështirë për ekonominë e Shqipërisë, sipas Ballës.

Në fund të fjalës së tij, numri dy i PS theksoi se vetëm falë mbështetjes së qeverisë Rama dhe Partisë Socialiste, Librazhdi ka vëmendjen që nuk e ka pasur për vite të tëra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTIMI ELEKTRONIK/ Celibashi e teston ne Tiranë: Ja për sa minuta del
Previous article ZBARDHET SKEMA E MASHTRIMIT/ Merrnin para përmes rrjeteve sociale, shkon në 7 numri i të arrestuarve

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT