• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANAIRI “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”/ Kryeqyteti kthehet në një fermë gjigande (FOTO)
Home
Aktualitet

PANAIRI “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”/ Kryeqyteti kthehet në një fermë gjigande (FOTO)

16 November, 2019 k.autor Aktualitet

Sheshi “Skënderbej”është kthyer një ferme gjigande në mes të Tiranës.

Nisi panairi “Shqipëria Punon Tokën”, eventi më i madh për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri.

Ky është edicioni i tretë i këtij panairi, i cili organizohehet nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia Tiranë.

Pak pas hapjes së panairit, në shesh ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ata bënë një vizitë nëpër stendat e panairit, për të parë nga afër prodhimet bujqësore dhe për të takuar fermerët e ardhur nga i gjithë vendi.

Ministri Bledi Çuçi tha se ky panair është një ngjarje e madhe festive për bujqësinë shqiptare, agropërpunimin, akuakulturën e sektorin rural në tërësi, ku gjithashtu ftoi  qytetarët t’i bashkohen këtij panairi.

“Ka një pjesëmarrje masive, jo vetëm të fermerëve dhe bizneseve agropërpunuese, por edhe të qytetarëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë, që kanë ardhur sot për të festuar së bashku. Ju ftoj të vizitoni panairin, ta shijoni dhe të blini produkte shumë të mira Made in Albania. Ky është një panair 360 gradë, që ka një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Për dy ditë kemi sjell fshatin në mes të Tiranës”, tha ministri Çuçi.

Numri i pjesëmarrësve në këtë panair nga radhët e fermerëve, sipërmarrësve të agropërpunimit, agroturizmit, por edhe insitucioneve financiare që kreditojnë bujqësinë përllogaritet në rreth 400. Për herë të parë marrin pjesë edhe sipërmarrje nga vendet e rajonit.

Panairi “Shqipëria Punon Tokën” ka një program të pasur përgjatë dy ditëve, me aktivitete të shumta për të rriturit dhe fëmijët.

Atraksion më vete është edhe një fermë me kafshë të ndryshme e cila ndodhet në një hapësire të veçantë të sheshit “Skënderbej”, harta e Shqipërisë e vendosur në sipërfaqen e sheshit, si dhe një balonë e madhe që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Në mbrëmje do të ketë edhe një koncert nga kuarteti Peter Pan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT PIOL/ Drejt largimit në merkaton e janarit mesfushori...
Previous article ''NDODH RRALLË''/ Xhensila habitet nga veprimi që bëri Besi i ftuar tek 'Rudina'

k.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT