• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANAIRI I NDËRTIMIT DHE ARKITEKTURËS/ Veliaj: Tirana nuk ka krizë strehimi, industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit
Home
Sociale

PANAIRI I NDËRTIMIT DHE ARKITEKTURËS/ Veliaj: Tirana nuk ka krizë strehimi, industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit

20 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Nga Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban që po mbahet këto ditë në Tiranë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se suksesi i kryeministrit në Bruksel, për sigurimin e fondit 1.15 miliardë euro për rindërtim, vjen edhe si një mundësi e jashtëzakonshme për industrinë e ndërtimit, si punëdhënësja më e madhe në vend. Ai shtoi se është kjo industri që do të rindërtojë shkollat, kopshtet, çerdhet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po ashtu si edhe qendrat shëndetësore apo lagjet e reja.

Kryebashkiaku ftoi kompanitë pjesëmarrëse në panair që ta shfrytëzojnë këtë mundësi takimi dhe nënvizoi se tërmeti i fundit nuk dëmtoi ndërtimet e reja, por objektet e ndërtuara me punë vullnetare gjatë viteve ‘70-’80, apo aty ku ishte shkelur ligji. “Gjithë ky llum dhe baltë hidhet mbi një nga industritë që është ndoshta nga më të rregulluarat. Siç provoi tërmeti, u dëmtuan 2 kategori banesash: ndërtimet e viteve ‘70-’80, që u ngritën me punë vullnetare, dhe tahmanë e dikujt që ndërtoi në rërë, që mori leje për dy kate dhe ndërtoi 8 në vitin e rrumpallës. Por, tërmeti nuk dëmtoi ndërtimet serioze, të viteve të fundit”, shtoi ai.

Veliaj theksoi se asnjë nga ata që përdor një gjuhë populiste duke sulmuar industrinë e ndërtimit, nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur. “Dje, në Twitter, Presidenti Obama kishte ndarë një artikull të Nju Jork Tajms, ku në titull lexohej 8 herë e njëjta fjalë: “Build”, pra “ndërto”. Artikulli ishte pjesë e një libri që studionte krizën e strehimit në SHBA, ose kulturën “jo tek bahçja ime”, një kulturë që na ka kapluar edhe ne këtu. Ka nga ana që pasi vijnë në Tiranë dhe bëhen të suksesshëm, e kur ftohen në një studio televizive, gjëja e parë që thonë është: Na mbyti betoni! Por, kur i pyet, po ti vetë nga je me origjinë? Thonë: Jo, vetë jam nga Lushnja, jam rregulluar e sistemuar, por kush vjen tani në Tiranë është shumë i poshtër. Ndërron stacionin, prapë na mbyti betoni! Po ti vetë nga je? Jo, unë vetë jam nga Kukësi, kam ardhur këtu në vitin 2000, tani jam sistemuar, jam bërë një nga këta VIP-at që del nga televizor, por asnjë të mos guxojë të vijë në Tiranë. Nuk duhet të jetë kështu! Përpara se të bëheni populistë dhe t’i suleni një industrie të tërë, mendoni se ajo punëson njerëz, lëviz ekonominë, sjell të ardhura. Tirana është sot shtëpia e 140 kombësive të ndryshme dhe do të vazhdojë të rritet sepse ky është stili i Tiranës. Asnjë prej tyre që thonë na mbyti betoni nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur”, tha ai.

Më tej, Veliaj sqaroi se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij, shkon për banesa sociale. “Shumë prej krizave i kemi zgjidhur në bashkëpunim me ta. Është një industri e cila me administratën e re i është dhjetëfishuar taksa; pra, kontribuon 10 herë më shumë, gjithashtu i është shtuar për herë të parë detyrimi i 3% e ndërtimit për banesat sociale. Mezi pres që kjo industri të jetë punëdhënësja më e madhe me rindërtimet pas tërmetit”, theksoi ai.

Veliaj tha se falë politikave të ndjekura, Bashkia e Tiranës mundi të menaxhojë më së miri edhe fazën e emergjencës së strehimit pas tërmetit. Ai shtoi dhënia e shpejtë e bonusit të qerasë për të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave dolën të pabanueshme pas inspektimit nga Instituti i Ndërtimit, tregoi se Tirana kishte mjaftueshëm apartamente për t’u marrë me qira dhe në asnjë vend tjetër kriza e strehimit në periudhën pas tërmetit nuk do të ishte zgjidhur për 48 orë, ndërkohë që çmimet nuk ndryshuan.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu domosdoshmërinë që ndërtimet e reja të ndërthuren edhe me inovacione në këtë fushë. “Sot është e rëndësishme të kuptojmë se qyteti, habitati që na rrethon, është mbi të gjitha një habitat që duhet jetuar në një mënyrë “smart”, siç është edhe vetë titulli i këtij panairi, dhe për ta bërë këtë, patjetër që ju të rinjtë e sotëm jeni ata që do ndërthurni akoma sa më mirë çdo inovacion që lidhet me ndërtimin”, u shpreh Margariti.

Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban shërben si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban, për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUMAR DHE DRROGË/ Shqiptarët “marrin hak” për borxhin, por e pësojnë shumë keq
Previous article HETIMI PASUROR/ Lista e publikuar e OFL-së: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Manoli Bego, Gaçaj i klanit 'Duka' dhe i forti i Saukut

k.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec Aktualitet

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT