• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PANAIRI I LIBRIT/ Vajza e Mimoza Ahmetit dhe Aurel Plasarit befason me…
Home
Libri

PANAIRI I LIBRIT/ Vajza e Mimoza Ahmetit dhe Aurel Plasarit befason me…

14 November, 2018 enxhi.autor Kulturë, Libri

Një histori dashurie mes dy burrave.

Kjo është fabula në librin e parë të Eir Plasarit të quajtur “Bërthama” që vjen për lexuesin nën logon e Mapo Edition.

Vajza e dy personazheve të njohur në letrat shqipe poetes Mimoza Ahmeti dhe studiuesit Aurel Plasari, Eir vjen me një individualitet të sajin premtues në prozën bashkëkohore shqipe.

Në këtë panair libri i saj do të jetë krah romanin më të ri të Mimoza Ahmetit “Tutori” që erdhi në stendën e UET-Press. Botimi i Plasarit vjen në kuadër të iniciativës që UET-Press dhe Instituti Europian Pashko ka për të mbështetur letërsinë e re shqipe.

“Në një farë mënyre ‘Bërthama’ e Eir Plasarit është një vepër iniciuese për letrat shqipe dhe paradoksi është që këtë gjë mund ta bënte vetëm një rishtare e jo ndonjë penë e sprovuar, siç jemi mësuar t’i thërrasim në mënyrë skematike dinozaurët e letrave, pavarësisht nga mosha dhe epoka së cilës i përkasin (të më falin kolegët e mi, por kjo është optika dhe imazhi që përfton mbasi ke lexuar diçka si kjo prozë që po mbaj në duar). Proza e saj nuk është thjesht e vetëm një histori dashurie gay mes dy të rinjsh që mund të jetojnë në Tiranë, por në të njëjtën kohë mund të jetonin edhe në Tokio, Romë e një zot e di se ku tjetër (çka sjell një risi në përmbajtje), pra, midis Jurgenit dhe Piterit (vini re emrat e dy karaktereve kryesorë, të cilët s’kanë asgjë lokale, ashtu si dhe pjesa tjetër e mjedisit ku jetojnë), e cila vjen e shndërrohet në një dashuri heteroseksuale për Jurgenin me një frazë që për nga eleganca do t’i kish hije çdo pene të stërholluar: “Ndihej i dobët dhe ndoshta për këtë arsye kish filluar ta tërhiqte seksi i dobët – i cili vetëm pjesërisht mund të quhej i tillë”. I shkruar nga një 20-vjeçare, romani i autores Eir Plasari ka tërhequr vëmendjen e mendimit kritik jo vetëm me ngjarjen, por sidomos me idetë e tij. Përtej detajeve, teksti i tij lexohet si një thirrje për të çarë izolimin e individit bashkëkohor, për çfarë edhe u vlerësua me Çmimin Migjeni, që u dha për herë të parë më 2010 për autorët e rinj, ndër Çmimet Kombëtare për Letërsinë”, shkruan në parathënien e librit Virgjil Muçi.

Pas publikimit online të lajmit për librin e çiftit të njohur të letrave, ka pasur një kuriozitet nga lexuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASON KLOOP/ Trajneri do në ekip SUPER LOJTARIN që i SHKATËRROI SHTËPINË
Previous article ALARMI NË MAQEDONI/ Dy ish-ministra po tentojnë të arratisen si Gruevski

enxhi.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT