Në stendën e Botimeve Toena, në Panairin e Librit “Tirana 2018″ u prezantua sot romanin më i ri i shkrimtarit të njohur shqiptar Zija Çela, “Djalli komik”.
Të pranishëm në këtë prezantim të romanit “Djalli komik” ishin Agron Gjekmarkaj, Irena Toçi, Lazër Stani e dashamirës të letërsisë dhe autorit.
”Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit socialist, që synonte të parandalonte çdo shkëndijë të mendimit kritik te lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin”, tha në fjalën e saj botuesja Irena Toçi.
Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë.
Autori Zija Çela, falënderoi Shtëpinë Botuese Toena, ku u shpreh se, “ndihesh si në familjen time. Jam i lirë në të shkruar dhe Toena e boton ashtu si unë e dëshiroj të jetë”.



